MENU
klinika

Zbardhet drafti i PD

Kush dhe si mund të financojë partitë politike në zgjedhje?

03.03.2020 - 09:58

Është zbardhur propozimi i Partisë Demokratike për financimin e partive në zgjedhje. Në draftin e siguruar, ndër të tjera sqarohet se financimi i partive duhet të udhëhiqet nga parimi i transparencës, ndërsa burimet financiare të partive duhet të publikohen kurdoherë.

Raporti financiar i partive duhet të dorëzohet brenda 45 ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi që do të monitorojë financimin e partive politike.

Në draft thuhet se: “Ndalohet financimi i fushatave zgjedhore nga fonde, dhurata apo shërbime pa kundërshpërblim, të dhëna nga persona fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, jashtë rasteve dhe rregullave të parashikuara nga ky ligj. Shkelja e këtij ndalimi sjell përgjegjësi ligjore për personin përgjegjës për financat në atë parti politike, si dhe për personin fizik ose juridik, vendas apo të huaj”.

Po ashtu sqarohet se: “Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, duke përfshirë dhe kandidatët nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime”.

Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij si dhe personat e lidhur te tyre deri ne shkalle të trete, nëse ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë.“Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave te partneritetit publik privat.”; ushtron veprimtari në fushën e medias; ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme; ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Ky detyrim nuk zbatohet nëse aksionari i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike.

“Personat fizikë ose personat juridikë apo personat e lidhur deri ne shkalle te trete që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 4 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë mënyrë tjetër fonde me vlerën torale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik.”, – sqarohet në draftin e PD.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!