MENU
klinika

Reagon OBSH

Ky është ilaçi i vetëm (deri tani) që lufton Covid-19

09.03.2020 - 18:18

Medikamenti kundër Ebolës është tani për tani ilaçi më i mirë për trajtimin e koronavirusit të ri Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi një numër i madh pacientësh në Kinë dhe më pas në Itali u përmirësuan ndjeshëm pas trajtimit me Remdesivir.

Antivirali i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Science” ia ka ka kaluar edhe ilaçit kundër HIV-it, duke rezultuar si mjekimi me efektiv. Remdesivir, një ilaç eksperimental i zhvilluar për të luftuar virusin Ebola, aktualisht po kalon në provë klinike në SHBA, i pari i këtij lloji në Amerikë. “Tani ekziston vetëm një ilaç që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet kundër koronavirusit dhe ne mendojmë se është Remdesiviri”, tha në një konferencë shtypi në Pekin, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Bruce Aylward.

Kompania që e prodhon, “Gilead” nisi të bashkëpunonte me autoritetet shëndetësore kineze në fund të janarit, duke testuar pacientët me Covid-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Në fillim të këtij muaji, Instituti Amerikan i Shëndetit i SHBA (NIH) njoftoi se Remdesivir mund të parandalonte koronavirusin tek majmunët. Por pas deklaratës së zyrtarit të OBSH-së të hënën, aksionet e kompanisë u rritën 4.6 %.

Sipas të dhënave, ilaçi lehtëson ndjeshëm frymëmarrjen dhe mushkëritë. Tek kafshët e infektuara, Remdesivir përmirësoi ndjeshëm gjendjen e tyre. E gjithë bota është nën presion për të zbuluar vaksinën dhe trajtime për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 2,700 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 81,000 persona. Që nga shfaqja fillimi në Kinë, virusi është përhapur në të paktën 40 vende të tjera, duke përfshirë gjashtë kontinente.

Testet klinike për mjekimin e të infektuarve me këtë medikament, do të përfshinë rreth 1.000 pacientë të prekur. Medikamenti po përdoret kryesisht në Azi, megjithëse, sipas OBSH, pas përdorimit në Itali, pritet të përhapet edhe në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme

Skënderbeu-Kukësi e Vllaznia-Partizani

Covid-19, vendoset çfarë do ndodhë me 2 ndeshjet e sotme

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!