MENU
klinika

"Përballja finale me kupolën e diktaturës'

“Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota”! Meta publikon pamjet e rralla

01.03.2020 - 09:40

Presidenti Ilir Meta publikon pamjet e rralla të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë.

Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Lidhur me këtë, Meta iu bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke theksuar se nesër duhet ta dëgjojë gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.


“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi”, shkruan Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!