MENU
klinika

"E ardhmja në pikëpyetje..."

Meta akuzë të rëndë maxhorancës: Ideatorët e grushtit të shtetit janë…

04.03.2020 - 11:17

Presidenti i Republikës Ilir Meta e akuzon maxhorancën jo vetëm për grusht shteti por edhe si projektuese të shpopullimit të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit deklaron se e ardhmja e Shqipërisë është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë e studentët.

Ai shkruan se 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj janë larguar nga vendi vitet e fundit teksa publikon dhe fjalën e studentes së drejtësisë në manifestimin e 2 marsit.

  • MESAZHI
    E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
    Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
    Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
    Duke e falënderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
    PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! ??
    NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME! ??
    #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??