Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire paralajmëroi sot se, nëse Bashkimi Europian nuk do ta ndihmojë Italinë që të shërohet, atëherë edhe ai nuk do ta marrë më veten kurrë.
”Nëse do ta lëmë vetëm Italinë edhe BE-ja nuk do ta marrë veten kurrë”, deklaroi ai.
”U bëj thirrje vedeve anëtare që të bashkohen për t’u marrë me krizën e koronavirusit”, theksoi ai.
“Nëse është çdo njeri mendon vetëm për veten e tij, nëse lëmë shtete të caktuara, nëse i themi Italisë, për shembull, menaxhohuni vetë, atëherë edhe Europa nuk do të rikuperohet”, tha ministri për transmetuesin francez, LCI.
Italia dhe Spanja janë shtetet e vetme deri tani të Bashkimit Europian që e kanë përjetuar më rëndë krizën e shkaktuar nga COVID-19.
Ndërkohë, në Francë, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka reaguar për situatën alarmante të krijuar në të gjithë globin për përhapjen masive të koronavirusit.
Kreu i shtetit francez thekson se janë marrë masa të jashtëzakonshme për “vrasjen” e këtij virusi vdekjeprurës, ndërsa shton se kanë nisur një garë kundër COVID-19.
“Kemi marrë masa të jashtëzakonshme. Franca është në fillim të krizës së koronavirusit. Kemi filluar një garë kundër koronavirusit. Ne duhet të reagojmë shumë e të riorganizohemi”, thekson Macron.