MENU
klinika

"Sot emergjencë kombëtare"

“Një prind të rrijë në shtëpi”, mjekja në Kamëz: Do shëroj fëmijët e vendit tim, mes tyre edhe tim bir

10.03.2020 - 17:03

Mjekja Elisabeta Musta, e cila shërben pranë Ambulancës së Kamzës, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot ka dalë një VKM, e cila urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.

Musta thotë se mes dy dilemave, që të rrijë me djalin në shtëpi apo të shërbejë si mjeke për djemtë e vajzat e Shqipërisë, pa asnjë dyshim zgjedh të dytën, pasi mes njerëzve të vendit, është edhe djali i saj, Xhimi.

Postimi i plotë i mjekes Elisabeta Musta:

Sot një VKM urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.

Edhe unë kam Xhimin, i cili pret me ankth kur kthehem nga turni pa turn i Ambulancës së Kamzës, në këtë emergjencë të madhe kombëtare. Por sot dilema është shumë e madhe .. e vështirë…të zgjedh me zemër, pra të jem nënë, të kujdesem për birin tim, sikurse cdo nënë po pret të bëjë në këto ditë të rënda?

Apo të zgjedh të punoj, e të kujdesem për dhjetra fëmijë dhe nëna të tyre, për dhjetra të rinj e të reja, që presin me ankth cdo orë jashtë dyerve ,për të marrë qoftë dhe një fjalë si garanci se janë mirë, me shpresën e ” të qënit të paprekur nga virusi”.
Dhe janë ato momente që ti zgjedh brenda castit…. sa një jetë…
Dhe vendos, pa asnjë grimcë dileme, ti kushtohesh fëmijëve të vendit tënd, atyre që kanë nevojë për ty, sepse mes tyre është Xhimi im, është djali yt… është vajza jote.. sepse fëmijët janë drita e bardhë shpirtit tonë.

Në fund të fundit ky është profesoni I mjekut, infermierit, bluzave të bardha, ku në themel është betimi i lashtë I Hipokratit me dritën që ndricon dhe shtyn përpara humanizmin me shpresë dhe besim . Zot na jep kurajo e forcë gjithë kolegëve gra e burra tia dalim mbanë për Shqipërinë tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme

"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!