24.03.2020 - 20:24
Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e vegjël e konkretisht grupmoshën 8-14 vjeç.
Për këtë moshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-15, Armand Dama. Profesor Dama, në ciklin e ushtrimeve që do të shikoni më poshtë e në vijim, do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të kontrollit të topit në tokë, kontrollit të topit në ajër, koordinimit, etj.
Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Masat mbrojtëse
FSHF, fushatë për mbrojtjen nga Covid-19
FSHF për kushtet në karantinë
Program për trajnimin në shtëpi të futbollistëve e të rinjve
Nisma e FSHF-së
Konkurs për fëmijët duke luajtur në shtëpi
Këshillat e mjekut të Kombëtares