Nëse në këtë moment kritik, qeveria britanike do të njoftonte planet për biznesin, për të prishur zinxhirët e furnizimit dhe për të penguar rrjedhën e mallrave, marrëzia e pamatur e saj do të ishte e dukshme.
Por Boris Johnson nuk ka nevojë të bëjë një njoftim të tillë, sepse masat hyjnë në fuqi automatikisht në fund të vitit.
Në qoftë se nuk kërkohet një zgjatje në periudhën e tranzicionit Brexit deri në qershor, një kufi do të shfaqet midis porteve të Mbretërisë së Bashkura dhe tregut të vetëm të BE-së janarin e ardhshëm. Kontrollet doganore do të ndajnë Irlandën Veriore nga Britania e Madhe. Pasojat do të jenë vonesa, kosto dhe një rënie në vëllimin e tregtisë.
Ky nuk është skenari më i keq në rast se Johnson nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë në Bruksel. Ambicia e tij është një model në stilin e Kanadase.
Edhe nëse tarifat dhe kuotat eliminohen, do të ketë kontrolle në kufi.
Respektimi i këtij afati kur ka një urgjencë të shëndetit publik kërkon që çdo gjë të ripunohet, rishikohet ose pezullohet.
Një raund i negociatave për Brexit që do të zhvillohet në Londër javën e ardhshme tashmë është anuluar.
Zyrtarët kanë çështje më urgjente.
Mund të ketë dy arsye pse Johnson mund të mos e shtypë butonin pauzë, asnjëra prej të cilave nuk është e mirë.
Njëra është frika e dukjes si të dobët në sytë e euroskeptikëve. Një tjetër është se mbetja në Mbretërinë e Bashkuar jashtë tregjeve të BE-së nuk kalon pa kosto.
Prgamatizmi duhet të zbatohet edhe për çështjen Brexit. Një zgjatje në periudhën e tranzicionit me siguri do të duhet të kërkohet. Vetëm doktrina e vjetëruar e kryeministrit janë kundër saj. Këto ide mund dhe duhet të lihen mënjanë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al