MENU
klinika

"Nëse bëhemi bashkë lufta do fitohet"

PANDEMI Covid-19, OBSH: Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë

12.03.2020 - 09:04

Pasi epidemia e koronavirusit u përhap në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës, dje OBSH e shpalli Covid 19 Pandemi. Në 114 shtetet e prekura, qëkurse u shfaq në dhjetor të vitit 2019 koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 4200 viktima dhe ka infektuar mbi 118 000 njerëz.

Tani OBSH do të ketë fuqinë të nxjerrë direktiva dhe të dërgojë ekipe në vendet më të prekura nga Covid -19 siç ka bërë tashmë në Kinë, Itali dhe Iran. Organizata gjithashtu do të marrë masa të reja organizative dhe radikale shëndetësore në përgjigje të emergjencës prej pandemisë. Drejtori i OBSH tha se fjala pandemi mund të ngjallë frikë por nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nëse bëjmë gjërat e duhura lufta do fitohet.

Shpallja e Pandemisë do ti shërbejë OBSH-së që të ketë një zë më të fortë drejt vendeve që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të frenuar epideminë, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara. OBSH do të dërgojë ekspertët e saj në vendet e prekura për të takuar mjekë dhe epidemiologë, do të analizojë statistikat dhe do të vlerësojë situatën e spitaleve.

Drejtori i OBSH tha se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe se qeveritë, aktorët ekonomikë, komunitetet, familjet dhe individët mund të ndikojnë në trajektoren e epidemisë- duke shtuar se “Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë”. OBSH gjithashtu ka falenderuar Romën dhe Pekinin për masat e ndërmarra dhe vendosmërinë e treguar, që sipas saj, do të shërbejnë si një mësim në trajtimin e epidemisë edhe në vendet e tjera.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!