MENU
klinika

Flet mjeku që 'shfarosi' linë...

“Pandemia më e rrezikshme!” Ja çfarë do të ndodhë me Covid-19!

21.03.2020 - 16:23

Larry Brilliant thotë se nuk ka një sferë kristali për të parë të ardhmen. Por 14 vjet më parë, Brilliant, epidemiologu që ndihmoi në zhdukjen e lisë së dhenve, në një fjalim për TED Speech, e përshkroi se si do të dukej pandemia e radhës. Në atë kohë dukej shumë e tmerrshme për t’u marrë seriozisht.

“Një miliard njerëz do të sëmuren,” tha ai. “Ndërsa 165 milionë njerëz do të vdesin. Do të ketë një recesion global, depresion dhe kosto për ekonominë 1 deri në 3 trilion dollarë, do të jetë më keq sesa vdekja e 100 milionë njerëzve, sepse shumë më shumë njerëz do të humbnin punën dhe përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor, në mënyrë të tillë që pasojat janë pothuajse të paimagjinueshme”.

Brilliant është sot kreu i bordit të Ending Pandemics (Fundi i Pandemive) dhe po ndan përvojën me ata që janë në “vijën e zjarrit”. Jemi shumë larg nga 100 milionë viktimave nga koronavirusi, por megjithatë, kjo pandemi e ka kthyer botën tonë përmbys.

Brilliant ka qenë këshilltari teknik për filmin horror “Contagion”, tani një zgjedhje e mirë për ata që po rrinë të mbyllur në shtëpi. Përveçse ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjen për t’i dhënë fund lisë, Brilliant, i cili tani është 75 vjeç, ka luftuar gripin, poliomielitin dhe verbërinë dhe dikur ka drejtuar krahun jofitimprurës të Google, Google.org.

Unë isha mes dëgjuesve në vitin 2006 kur ju mbajtët fjalimin tuaj në TED. Dëshira juaj ishte “Më ndihmoni të ndaloj pandemitë”. Nuk u plotësua dëshira juaj apo jo?

Jo, nuk më është plotësuar kurrë, megjithëse sistemet që unë kërkova sigurisht që janë krijuar dhe janë përdorur. Është shumë qesharake sepse kemi bërë një film, Contagion.

Ne të gjithë po e shohim atë film tani.

Njerëzit thonë se Contagion është parashikues. Ne thjesht iu referuam shkencës. I gjithë komuniteti epidemiologjik ka paralajmëruar për 10 ose 15 vitet e fundit se nuk kishte diskutim që do të kishim një pandemi të tillë. Ishte thjesht pyetja kur do të vinte. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të dëgjojnë. Dua të them, Trump largoi admiralin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili ishte personi i vetëm në atë nivel që ishte përgjegjës për mbrojtjen pandemike. Me të iku gjithë rezultati i punës, stafi dhe lidhjet. Dhe pastaj Trump shkurtoi fondet e [paralajmërim i hershëm] për vendet në mbarë botën.

Keni shpjeguar domethënien e koronavirusit të ri.

Novel do të thotë që është e re. Që nuk ka qenie njerëzore në botë që ka imunitet, sepse mund ta ketë pasur më parë. Kjo do të thotë se është i aftë të infektojë 7.8 miliardë vëllezërit dhe motrat tona.

Meqenëse është i ri, ne ende epo mësojmë për rreth tij. A besoni se nëse dikush që është prekur, dhe shërohet, mund të infektohet sërish?

Unë nuk shoh asgjë në këtë virus, edhe pse është i ri, që bie në kundërshtim me këtë. Ka raste kur njerëzit mendojnë se janë infektuar sërish, por ka më shumë të ngjarë që të jetë një gabim i testit sesa një rikthim i virusit. Por do të jenë dhjetëra miliona prej nesh ose qindra miliona prej nesh ose më shumë që do ta marrin këtë virus para se të përfundojë gjithçka, dhe me një numër të madh si ai, pothuajse çdo gjë që ju pyesni “A ndodh kjo?”, mund të ndodhë. Kjo nuk do të thotë se është me rëndësi shëndetësore publike ose epidemiologjike.

A është ky shpërthimi më i keq që keni parë ndonjëherë?

Është pandemia më e rrezikshme në jetën tonë.

Neve na kërkohet të bëjmë gjëra, sigurisht, që nuk na janë kërkuar kurrë – të qëndrojmë në shtëpi, të mbajmë disa metra distancë nga njerëzit e tjerë, të mos shkojmë në tubime në grup. A po marrim këshillat e duhura?

Epo, tani që po flasim, po pretendoj se jam në një seancë meditimi, por në të vërtetë jam gjysmë i karantinuar në Marin County. Po, kjo është këshillë shumë e mirë. Por, a morëm këshilla të mira nga presidenti i Shteteve të Bashkuara për 12 javët e para? Jo. Gjithë sa kemi marrë ishin gënjeshtra. Duke folur si një zyrtar i shëndetit publik, ky është akti më i papërgjegjshëm i një zyrtari të zgjedhur që kam parë ndonjëherë në jetën time. Por ajo që po dëgjoni tani [për të izoluar, mbyllur shkollat, anuluar eventet] është e drejtë. A do të na mbrojë plotësisht? A do ta bëjë botën të sigurt përgjithmonë? Jo.

Të ulim kurbën.

Duke e ngadalësuar ose ulur atë, ne nuk do të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të rasteve, ne do të shtyjmë shumë raste të reja, derisa të kemi një vaksinë – të cilën do ta bëjmë, sepse nuk ka asgjë në virologji që më bën të frikësohem se ne nuk do të shpikim një vaksinë në 12 deri në 18 muaj. Përfundimisht, do të arrijmë te unaza e artë e epidemiologut.

Çfarë është kjo?

Kjo do të thotë, A, një pjesë e madhe e njerëzve e kanë marrë sëmundjen dhe janë bërë imunë. Dhe B, kemi një vaksinë. Kombinimi i A plus B është i mjaftueshëm për të krijuar imunitet në shkallë të gjerë, që është rreth 70 ose 80 për qind.

Shpresoj të arrijmë te një antiviral për Covid-19 që është kurativ, por përveç kësaj është edhe profilaktik. Është sigurisht e paprovuar dhe është sigurisht e diskutueshme, dhe sigurisht që shumë njerëz nuk do të pajtohen me mua. Por unë ofroj si provë dy punime në 2005, një në “Nature” dhe një në “Science”. Ata të dy bënë modelimin matematikor me gripin, për të parë nëse ngopja me vetëm Tamiflu e një zone rreth një rasti gripi mund të ndalonte shpërthimin. Dhe në të dy rastet, funksionoi. Unë gjithashtu ofroj si provë faktin që në një moment ne menduam se HIV / AIDS ishte i pashërueshëm dhe një dënim me vdekje. Pastaj, disa shkencëtarë zbuluan ilaçe antivirale dhe ne kemi mësuar se disa prej këtyre ilaçeve mund të jepen para ekspozimit dhe të parandalojnë sëmundjen. Për shkak të interesit të lartë për të mposhtur Covid-19, ne do të investojmë njohuritë shkencore, paratë dhe burimet për gjetjen e antiviralëve që kanë karakteristika profilaktike ose parandaluese.

Kur mund të dalim nga shtëpia pa frikë?

Nëse kjo do të ishte një ndeshje tenisi, unë do të thosha se tani ka përparësi virusi. Por ka vërtet një lajm të mirë nga Koreja e Jugut – ata kishin më pak se 100 raste sot. Kina kishte importuar sot më shumë raste sesa kishte nga transmetimi i vazhdueshëm nga Vuhani. Modeli kinez do të jetë shumë i vështirë për ne që ta ndjekim. Ne nuk do t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Por modeli i Koresë së Jugut është ai që mund të ndjekim. Fatkeqësisht, ai model kërkon të bësh numrin proporcional të testeve që ata bënë – ata bënë një çerek milioni. Në fakt, deri në kohën kur Koreja e Jugut kishte bërë 200 000 teste, ne ndoshta kishim bërë më pak se 1 000….

A duhet të mbajmë maska?

Maska N95 është jashtëzakonisht e mirë. Poret në maskë janë tre mikronë të gjerë. Virusi është një mikron i gjerë. Kështu që ka njerëz që na thonë mire “kjo nuk do të funksionojë”. Por ju provoni të imagjinoni tre futbollistë të mëdhenj, të cilët po nxitojnë për të shkuar për drekë përmes të njëjtës derë – ata nuk do të hyjnë dot. Në të dhënat e fundit që pashë, maska siguronte mbrojtje 5-fish. Kjo është vërtet e mirë. Por ne na duhen spitalet dhe duhet t’i mbajmë profesionistët e shëndetit të aftë të vijnë në punë dhe të jenë të sigurt. Kështu që maskat duhet të shkojnë atje ku duhen më së shumti: te kujdesi për pacientët./Wired.com

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!