MENU
klinika

Sektorët që do pësojnë humbjet më të mëdha

Pandemia mund të prodhojë deri në 25 milionë të papunë

20.03.2020 - 14:28

Krahas, pasojave shëndetësore koronavirusi po e përball botën me një krizë ekonomike, pasojat e së cilës do të reflektohen padyshim në përditshmërinë tonë edhe kur emergjenca do të jetë zbutur.

Sipas një studimi të ILO, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve, numri i papunsisë mund të shkojë deri në 25 milionë. Ky numër do t’ i shtohet 188 milionëve që regjistrohen sot zyrtarisht në botë.

Sipas ILO, sektorët më të prekur do të jenë ai automobilistik, turizmi dhe transportet, që do të shënojnë humbje më të mëdha se gjatë krizës financiare të vitit 2009.

Sipas raportit, ekonomitë perëndimore, do të jenë ato më të goditura, me humbje që mund të tejkalojnë 3 trilionë eurot vetëm gjatë vitit 2020. Ndërkohë, punëtorët e varfër, ata që sipas statistikave fitojnë më pak se 3 euro në ditë, do të shtohen deri në 35 milionë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Efekti i fondit 'pandemik'

Si po e ndihmon BQE ekonominë italiane?

"Të përdoret fondi prej 500 mld eurosh"

Italia kërkon ndihmë nga fondi i krizës së BE-së