Bashkimi Evropian, i shqetësuar për të shmangur çdo përsëritje të kaosit të migracionit të viteve 2015-2016, është duke u përpjekur të reagojë pasi Turqia tha se nuk do t’i përmbahej më një marrëveshjeje të vitit 2016, sipas së cilës parandalohen refugjatët dhe migrantët të shkojnë për në Evropë.
Këtu janë opsionet e bllokut pasi përshkallëzimi i fundit i luftës në Siri e shqetëson tej mase Evropën.
T’i japë Turqisë më shumë para?
Blloku nënshkroi një marrëveshje me Turqinë në mars 2016, duke i ofruar Ankarasë 6 miliardë euro (6.6 miliardë dollarë) në këmbim parandalimit të hyrjes së refugjatëve dhe migrantëve në Evropë.
Tani blloku ka thënë sërish se është e vendosur të vazhdojë skemën me Ankaranë, që do të thotë se më shumë para mund të merren në konsideratë. Kjo mund të jetë një shkak konflikti midis 27 vendeve anëtare të BE-së, në një kohë kur ata janë duke diskutuar për buxhetin e tyre të ardhshëm afatgjatë.
Shprehja e mbështetjes për Turqinë në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel e thirri Presidentin turk Tajip Erdogan të shtunën për të shprehur solidaritetin me Ankaranë pas një sulmi ajror nga forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, që la të vdekur më shumë se 30 ushtarë turq javën e kaluar.
Por fakti që deklarata erdhi nga Michel, në vend të 27 vendeve të BE-së, nxjerr në pah “përçarjen” e bllokur, për sa i përket një qëndrimi të përbashkët për Turqinë.
Kohët e fundit, BE vendosi sanksione ndaj Turqisë pasi ai ka kërkuar për gaz në ujrat pranë Qipros, dhe marrëdhëniet e Ankarasë me Greqinë anëtare të BE-së janë tensionuar sërish.
Ndihmë humanitare
Michel-i i BE-së tha se blloku ishte gati të rriste mbështetjen humanitare për rajonin verior-perëndimor të Idlib-it të Sirisë, një nga zonat e fundit të mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Turqia që luftonin kundër presidentit sirian Bashar al-Asad, i cili sponsorizohet nga Moska.
Ndihmë për Greqinë dhe Bullgarinë
Organi ekzekutiv i bllokut, Komisioni Evropian, ka thirrur për një takim urgjent të ministrave të migracionit në BE dhe tha se ishte gati të angazhonte agjencinë e saj kufitare Frontex për të qetësuar situatën në kufirin e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë.
Zona e udhëtimit të lirë është një arritje kryesore e integrimit evropian. Blloku dëshiron të shmangë një kolaps tjetër të sistemit dhe nuk dëshiron të rihapë konfliktet midis vendeve anëtare të BE-së lidhur me përgjegjësinë për refugjatët dhe migrantët që vijnë.
Të shtojë presionin politik?
Masa e Turqisë për të hapur rrugën për në Evropë për refugjatët dhe migrantët, u pa në Bruksel si një përpjekje për të siguruar mbështetje për Turqinë kundër Rusisë.
Drejtuesit gjermanë dhe francezë, si dhe kreu i NATO, tashmë kanë shprehur shqetësimin për situatën humanitare në Idlib dhe kanë kërkuar përfundimin e konfliktit.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al