MENU
klinika

Njoftimi për pensionistët

“Pensioni do ju vijë në shtëpi nga posta, falas”

11.03.2020 - 13:09

Të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre pasi ky shërbim do tu vijë në shtëpi dhe falas.

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se zyre pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa asnjë kosto. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Me urdhër të qeverisë, prej ditës së sotme nuk do të ofrohet asnjë shërbim në sportele.