MENU
klinika

Rrëfimi i regjisorit dhe një falënderim

Piro Milkani: Kur humba gjyshin nga gripi spanjoll

26.03.2020 - 18:16

Regjisori i njohur Pirro Milkani, rrëfen nga vetizolimi në shtëpinë e tij, se këto ditë të vështira do të kalojnë, por duhet durim. Ai gjithashtu, si rrallëherë për “ReportTV” rrëfen se 100 vite më parë, gripi spanjoll i mori jetën gjyshit të tij.

Ju përshëndes të gjithë ju që jeni në shtëpi, por edhe ata që luftojnë kundër këtij infeksioni të poshtër. Hymë në javën e tretë të këtij vetizolimi dhe mund të them se duhet të kemi durim, se është për të mirën tonë, të fëmijëve tanë, të nipërve edhe të mbesave tona.

Do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi, çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Bota ka parë edhe fatkeqësi më të rënda. Edhe kjo sëmundje e poshtër, ky infeksion i keq, ky mikrob i pabesë, një ditë do të marrë fund.

Çuditërisht 100 vjet më parë ndodhi një katastrofë e tmerrshme në të gjithë globin, gripi spanjoll mori 50 milionë jetë njerëzish, në Spanja, Europë, Amerikë, por edhe në Shqipëri.
Arriti deri në Vithkuq, në një fshat malor të Korccës me ajër të pastër, me çdo gjë të mirë. I mori jetën gjyshit tim, e la mamanë time jetime, që dhjetë vjecc.
Por mos të harrojmë që shkenca ka avancuar dhe nuk mund të përsëritet ajo që ndodhi me gripin spanjoll. Do të ketë natyrisht viktima, por do të dalë shumë shpejt dhe antidoti, ilaçi, mjekimi i duhur, edhe ne do t’i rikthehemi përsëri jetës.
Bota ka kaluar kriza të mëdha! Edhe njeriu, krijesa më inteligjente e botës, që i ka bërë globit shumë të këqija, dhe prandaj ndonjëherë edhe e pëson edhe ndëshkohet, ka kaluar gjëra të tmerrshme, por në këto ndodhi të tmerrshme, sicc ishte Lufta e Dytë Botore, ku vdiqën miliona njerëz dolën në pah gjestet edhe veprimet më thelbësore, më pozitive të njeriut që do të mbijetojë me dinjitet.
Leningradi i atëhershëm, San Petërsburgu i sotëm jetoi për 900 ditë i rrethuar nga nazistët gjermanë me heroizëm, me dinjitet e përballoi atë luftë me shumë sakrifica.
Edhe kjo luftë, ky dinjitet e frymëzoi Shostakovichin të kompozoi simfoninë e shtatë, të Leningradit, simfoninë më të gjatë në historinë botërore, që kishte edhe një piano. Të gjitha instrumentet partiturat, orkestrantët edhe pianoja u çuan me aeroplanë në Leningradin e rrethuar. Njerëzit që kishin kohë në këtë rrethim e duartrokitën këtë koncert madhështor.
Falë heroizmit të leningradasve edhe talentit të jashtëzakonshëm të Shostakovich, që ka lënë një muzikë të mrekullueshme. Pikërisht në këto ditë vëmendja jonë është kthyer tek ata që punojnë natë e ditë, mjekët, tek Dritan kalo, policët, tek ata që na furnizojnë me ushqime edhe ne lehtësojnë qëndrimin brenda. Duhet të kemi besim se çdo e keqe ka një fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kristidhi: E ka dashuruar punën

Çekia nderon kineastin Piro Milkani

“Motiv i kotë” studentor

MK: Milkani ambasador i filmit shqiptar


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB