Në Itali, kur analistët politikë thonë, “Po vjen kalorësia” (“arrivano i nostri”), ata janë duke thënë, “Ja djemtë tanë: SHBA mbështet Italinë”.
Por sot, ata kanë më pak miq.
Së pari, ekipet kineze arritën në 13 mars me pajisje mjekësore dhe ekspertë të cilët sqaruan se bllokimi i Italisë nuk ishte i nevojshëm. Tani flamuri kinez shfaqet në dërgesat e mëdha të furnizimeve mjekësore me fjalët “Miqësia nuk njeh kufij”.
Në një telefonatë në mes të marsit, udhëheqësi kinez Xi Jinping i tha kryeministrit italian Giuseppe Conte se Kina ishte e gatshme të bashkëpunonte me Italinë për të luftuar epideminë dhe për të ndërtuar një “Rrugë Mëndafshit të Shëndetit”.
Italia ishte vendi i parë G7 që miratoi nismën masive të Kinës për infrastrukturën globale.
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio, i cili kryeson Lëvizjen Pesë, ka marrë meritat për këtë dhe theksoi se gjesti i Italisë tani po shpërblehet.
“Ne kemi treguar gatishmërinë dhe miqësinë tonë për shumë vende në botë,” tha Di Maio, “dhe tani Italia po merr ndihmë.”
Pas kinezëve erdhën rusët, dhe mediat italiane shkruanin “Nga Rusia Me Dashuri”. Nëntë aeroplanët mbërritën të dielën me virologë, epidemiologë, pajisje mjekësore dhe farmaceutike.
“Asnjëherë nuk kishin arritur aq shumë aeroplanë dhe personel rus më parë në një vend të NATO-s,” shkruhej në të përditshmen La Repubblica.
Gjithashtu të dielën erdhi një brigadë mjekësore nga Kuba, ekspertët e së cilës kishin luftuar më parë Ebolan në Afrikë.
Tridhjetë e shtatë mjekë kubanë dhe 15 infermierë (përshkruar nga La Repubblica si “më simpatikët”) u vendosën në qytetin e Kremës.
Fotografitë e ekipit kuban të postuara në faqen e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë në Facebook ishin shpërnndarë pothuajse 21,000 herë deri në mëngjesin e të mërkurës.
Komentet e shumta shprehnin mirënjohje, por dhe zemërim që SHBA, aleati tradicional i Italisë, nuk dukej asku .
Por SHBA po dërgon ndihma. Të shtunën, Forcat Ajrore dërguan pajisje mjekësore në Itali, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën. “Ushtria amerikane gjithashtu po finalizon planet për t’i dërguar disa nga pajisjet mjekësore atje në dispozicion të miqve tanë italianë”.
Kina shihet se po përpiqet të përmirësojë imazhin e saj, e dëmtuar nga mungesa e transparencës dhe gabimet në trajtimin e shpërthimit në Wuhan.
Kubës, i duhet gjithë solidariteti ndërkombëtar që mund të marrë. Dhe Rusia mund të shpresojë për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura në 2014 pasi ajo aneksoi Krimesë.