Në 1973, Televizioni Qendror Sovjetik transmetoi një seri të re dramash të quajtur Shtatëmbëdhjetë momente të pranverës, në lidhje me një agjent sekret rus që e paraqiste si një zyrtar të rangut të lartë nazist të quajtur Stierlitz. Stierlitz, ishte një krijim i qëllimshëm i propagandas, që u porosit nga shefi i atëhershëm i KGB-së, Yuri Andropov.
Në një kuptim konkret, përpjekja ishte e suksesshme: bëri që 20-vjeçari Vladimir Putin të dëshironte të bëhej spiun.
Dokumentari me 3 pjesë, Putin: Historia e një spiuni rus (Channel 4) portretizon liderin rus. Ajo përmban intervista me ata që kanë punuar me të, ata që e kanë njohur mirë dhe ata që kanë dalë kundër tij. Disa, përfshirë vajzën e Boris Yeltsin, Tatyana Yumasheva, flasin për herë të parë.
Dëshmia e parë për karakterin e Putinit vjen nga politikani i opozitës Vladimir Kara-Murza, i cili është sulmuar nga njerëz për të cilët ai është i sigurt se janë të lidhur me Putinin dhe aparatin e tij të sigurimit të shtetit jo një herë, por dy herë. “Nuk kam dyshim absolutisht se kjo u bë si shpagim për aktivitetet e mia politike në opozitën ruse,” thotë ai.
Ky këst i parë na tregon shumëçka për sa i përket zgjedhjes së Putinit për presidencën në mars 2000, por i gjithë dokumentari ka shumë për të ofruar.
Ekziston edhe një skenë në të cilën intervistuesi e pyet Putinin nëse merr ryshfete. Putin përgjigjet, por me kërcënim të mjaftueshëm që intervistuesi i kërkon falje për pyetjen.
Putini i ngjiti shpejt radhët për të kryesuar FSB, pasardhësi kryesor i KGB. Në atë kohë, Boris Yeltsin dhe Rusia ishte në kërkim të një lideri që mund të sillte stabilitet. Askush nuk mendoi se ishte Putin.
Sidoqoftë, Yeltsin e bëri Putinin kryeministrin e tij dhe pasardhësin e tij. Dhe historia e KGB e Putinit nuk u konsiderua si pengesë.
Zëri më i rëndësishëm në këtë dokumentar është vetë Putini: prozaik, i sinqertë, duke e rrëfyer tregimin e tij në mënyrën e tij të veçantë, por gjithsesi e pabesueshme.
Natën e fitores në zgjedhjet e marsit 2000, disa kameramane qëndruan me Jeltsinin kur ai e telefonoi Putinin për ta uruar. Por Putin ishte i zënë. Ata pritën. Një orë e gjysmë më vonë, akoma nuk kishte telefonuar. Sipas të pranishmëve, kurrë nuk ka ndodhur.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al