10.03.2020 - 14:51
Kryeministri Edi Rama njofton tjetër mbledhje urgjente të qeverisë.
Pas mbledhjes së djeshme, mësohet se Rama do të mbledhë edhe këtë pasditen qeverinë, në orën 15:30, ku në fokus është sërish koronavirusi.
Pritet që në mbledhje të merren të tjera masa për parandalimin e virusit vdekjeprurës, pasi një gjë e tillë u paralajmërua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Kujtojmë se brenda dy ditëve numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 10, ndërsa po bëhen analizat për shumë raste të tjera të dyshuara.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga The New York Times
Bursat “dridhen” përballë koronavirus
"Jemi pranë jush, i bindur se..."
Koronavirusi, Rama i shkruan homologut kinez
Një ditë pas masave për koronavirusin
Ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri
"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"