MENU
klinika

Goditet industria ajrore

Rënie drastike e çmimit të naftës, $53 për fuçi

02.03.2020 - 10:54

Çmimet e naftës gjithashtu ranë pikjatë, ndërsa koronavirusi i bëri parashikuesit të ulin drastikisht projektimet e tyre mbi kërkesën. Nafta e papërpunuar Brent u tregtua nën $53 për fuçi, një rrëshkitje e madhe nga pothuajse $70 që kishte arritur në fillim të vitit. Rënia në udhëtime si rrjedhojë e shpërthimit të virusit mund t’i kushtojë vetëm industrisë ajrore $29 miliard në humbje të ardhurash, sipas një vlerësimi.

Një listë e gjatë kompanish paralajmëruan mbi impaktin e koronavirusit në biznesin e tyre, përfshirë këtu Microsoft, Anheuser-Busch InBev dhe Rio Tinto. Kjo e fundit është një furnizues i madh i mineralit të hekurit me Kinën, ku dhjetra furra përpunuese janë mbyllur si rrjedhojë e kufizimeve në lëvizje.