MENU
klinika

"Dëgjoni ekspertët"

Rrëfehet shkrimtari i njohur: E kam parashikuar COVID-19 në librin tim

11.03.2020 - 19:15

Shkrimtari David Quammen sapo është rikthyer në Montana nga një studim në terren, në Tasmani. “Spillover”-i i tij, me “Murtajën” e Kamysë dhe “Verbërinë” e Saramagos, ndër tre titujt më të lexuar në këto ditë dramatike, është më i dobishmi. Për të kuptuar prej çfarë kemi mbijetuar dhe prej çfarë duhet të kemi frikë sot. Libri i tij “Spillover”, teknikisht zhvillimi i një specieje virusi, flet 8 vjet para kësaj emergjence dhe 10 vjet pasi SARS-i goditi Azinë – për mënyrën sesi viruset kalojnë nga kafshët, pak a shumë të njohura nga njerëzit.

Flet për Ebolën, SARS-in, Nipah, koronaviruse si Cov-2019. “Nuk ka kuptim të shqetësohesh, por të marrësh masa paraprake dhe t’i shpërndash ato. Të ndjekësh zonat e kuqe me gjurmueshmëri kontaktesh, izolim të rasteve dhe karantinë “. Quammen shpjegon pse nuk duhet të bëhemi si Kina për të mposhtur koronavirusin, por as si Trump.

A është nCov-2019 “Big One”, epidemia e madhe? Jeni i shqetësuar? A po e nënvlerësojmë rrezikun?
Në librin tim “Spillover”, them se me siguri do të ketë një “Big One” dhe do të përshkruaj aspektet e tij. Në vitin 2012, kur libri u botua për herë të parë në anglisht, unë parashikova se do të ndodhte kështu: një pandemi e shkaktuar nga 1) një virus i ri 2) me shumë gjasë një koronavirus, sepse koronaviruset evoluojnë dhe përshtaten shpejt, 3) do të transmetohej nga një kafshë 4) ndoshta një lakuriq nate 5) në një situatë kur njerëzit janë në kontakt të ngushtë me kafshët e egra, siç është tregu i kafshëve të gjalla, 6) në një vend si Kina.Quammen-publicity-photo-Lynn-Donaldson

Nuk i parashikova të gjitha këto sepse jam një lloj parashikuesi, por sepse dëgjova fjalët e disa ekspertëve, që kishin përshkruar faktorë të ngjashëm. Nëse jam i shqetësuar?
Jo. Shqetësimi nuk shërben për asgjë. Do marr masat e nevojshme dhe do të përpiqem t’i bind të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Më shqetëson më shumë ndryshimi i klimës, pasi nuk duket se jemi të gatshëm ta kontrollojmë dhe ta zvogëlojmë atë. Ndërsa ne kemi mundësi dhe mjete për të zbutur pasojat shkatërruese të këtij virusi, të kësaj patologjie, madje edhe në rast të një pandemie.

Cilat janë masat më efektive kundër përhapjes? Në Itali dhe në Europë, shkollat dhe disa zona specifike janë mbyllur. Ka një debat të nxehtë për efektivitetin e vërtetë të këtyre masave. A mendoni se e vetmja zgjidhje është karantina? Të mbyllësh gjithçka, të qëndrosh në shtëpi dhe të shmangësh kontaktin njerëzor?
E di se ka një ndarje mendimesh mbi mbylljet, përfshirë “mbylljen” e madhe të Italisë Veriore, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Nuk jam autoritet shëndetësor dhe masat e kontrollit nuk janë në qendër të librit dhe të kërkimit tim, kështu që do tregohem i kujdesshëm në lidhje me këtë temë. Sipas burimeve të besueshme, mbylljet dhe kufizimet e udhëtimit mund të jenë të dobishme në disa situata, nëse shoqërohen me masa të tjera të rëndësishme, siç janë gjurmueshmëria e kontakteve, izolimi i rasteve, karantina ose vetëkarantinimi i atyre që kanë pasur kontakte me të infektuarit, forcimi i menjëhershëm i strukturave shëndetësore në nivelin lokal dhe rajonal, një prodhim i shpejtë dhe sigurim i kiteve diagnostikuese, pajisjeve mbrojtëse (siç janë maskat N95 dhe veshjet për punonjësit e shëndetit), terapitë dhe vaksinat. Vetëm mbylljet nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse do të lënë fatkeqët të përballojnë të vetëm sëmundjen (nëse gjithçka shkon mirë) ose në rastet më të këqija, do të vuajnë mjerimin dhe vdekjen.

Bazuar në përvojën tuaj, me cilin lloj virusi po përballemi? Më shumë si gripi apo SARS? A ndodh kulmi i infektimit përpara, apo pas simptomave?
Virusi i ri, siç e dimë të gjithë, është i llojit koronavirus. I përket një familjeje virusesh, që mund të përshtaten dhe evoluojnë shumë shpejt. (Nga se varet kjo shpejtësi? Nga fakti që ato kanë gjenome të ARN me një fije të vetme që ndryshon shpesh, ndryshon kur virusi shumëfishohet. Ky mutacion i shpeshtë përfshin një variacion brenda popullatës virale, e cila është baza për evolucionin darvinist). Është më i ngjashëm me SARS-in (po ashtu një koronavirus) sesa virozëve të ndryshme sezonale, që i përkasin familjes Ortomixovirus. Por edhe në këtë rast, është një grup në të cilin janë të pranishëm gjenet e ARN me një fije të vetme. Është tipari që bashkon viruset e gripit, SARS dhe virusin e ri: gjenomet që ndryshojnë vazhdimisht dhe përshtaten shpejt. Kjo është arsyeja pse ata paraqesin problem. Në virusin e ri, infektiviteti – jo domosdoshmërisht kulmi i infektivitetit – duket se ndodh përpara se të shfaqen simptomat. Kjo është edhe arsyeja pse virusi është kaq i rrezikshëm. Ne mund ta shohim atë, në një person, në një qytet, në një popullsi të tërë, vetëm kur përhapja ka nisur prej kohësh.corona

Simptomat e SARS u shfaqën më vdekjeprurëse dhe të dhunshme, një aspekt që ka rezultuar i rëndësishëm për ta luftuar; koronavirusi i ri duket se është shumë më kompleks. A mendoni se mund të jetë një evolucion i SARS?
Sipas hulumtimeve molekulare të kryera nga shkencëtarët deri tani, virusi i ri është i lidhur me SARS (janë koronaviruse), por nuk buron nga SARS. Të gjithë koronaviruset, për arsyet e përmendura tashmë, kanë aftësinë të përshtaten shpejt me rrethanat e reja – për shembull, të përshtaten me një lloj të ri transportuesi, siç janë njerëzit. SARS ka vrarë rreth 10% të popullatës së prekur nga infeksioni. Koronavirusi i ri po dëshmon vdekjeprurës në 3.4 për qind të rasteve të konfirmuara, por është një numër jo i besueshëm për disa arsye. Shkalla e vdekshmërisë mund të jetë më e ulët se 3.4%, sepse numri i rasteve të infektuara mund të ishte shumë më i lartë nga sa dimë. Rreziku më i madh i këtij virusi është se transmetohet nga një person i infektuar në një tjetër, përpara se personi i infektuar të fillojë të shfaqë simptoma. Ne nuk e dimë shtrirjen e përhapjes – sepse nuk jemi ende në gjendje të testojmë me shpejtësi kaq shumë njerëz. Në kohën e SARS 2002 ishte e mundur të përcaktohej me shumë siguri nëse një vdekje – qoftë edhe mes njerëzve të rinj dhe pa sëmundje paraekzistuese – ishte shkaktuar nga virusi. Sot gjithçka duket se është më e ndërlikuar. Njerëzit vdiqën sepse ishin të dobët, të moshuar, të sëmurë dhe virusi u bë një përshpejtues. Po, shkalla e vdekshmërisë është më e lartë te të moshuarit, gjë që nuk ndodhte me SARS, por që shpesh ndodh me virozat sezonale. Patologjia e fundit virale është më komplekse për disa arsye, duke përfshirë, në disa raste, arritjen e një pike kritike ku virusi kalon nga infektimi i sistemit të sipërm të frymëmarrjes (goja, hunda, fyti) në sistemin e poshtëm të frymëmarrjes (mushkëritë): në atë pikë, gjendja e pacientit ka të ngjarë të përkeqësohet papritmas.

Ju thatë që pas urgjencës së SARS-it në 2002-2003 duhej të prisnim një skenar të ngjashëm, i cili ishte thjesht çështje kohe. Çfarë duhet të kishim bërë për të shmangur epideminë e re? A është e mundur apo jo për të bllokuar të ashtuquajturat “spillover” (“zhvillimin e specieve”) të agjentëve patogjenë nga kafshët te njerëzit)?
Duhet të presim që, përhapje të tilla, si ajo që është në zhvillim e sipër, e cila ndodhi në Wuhan dhe çoi në krizë koronavirus, të kthehen në të ardhmen. Ato janë të pashmangshme, në njëfarë mënyre, sepse kafshët e egra janë bartëse të shumë viruseve endogjene dhe disa nga këto janë në gjendje të përhapen te njerëzit, të riprodhohen, përshtaten, përhapen në mesin e njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje. Njeriu po pushton vazhdimisht ekosistemet komplekse, duke prerë pemë, duke ndërtuar fshatra dhe duke shfrytëzuar zonat e minierave; kapja e kafshëve të egra për ushqim, që ndonjëherë dërgohen diku tjetër, ende të gjallë, për t’u shitur në tregje. Duke vepruar kështu, ne e ekspozojmë veten ndaj viruseve të sjella nga këto specie kafshësh. Pasi një qenie e vetme njerëzore infektohet dhe më pas një i dytë e kështu me radhë, përmes transmetimit nga njeriu në njeri, virusi ka një mundësi të shkëlqyeshme: 7.7 miliardë individë që bashkëveprojnë ngushtë, duke udhëtuar vazhdimisht, duke i ofruar virusit mundësinë e shumëzimit në një shkallë të gjerë dhe përhapjes si një njollë vaji. Nëse viruset do të ëndërronin, infektimi i gjithë popullatës njerëzore do të ishte patjetër ëndrra e tyre. Nuk ka asnjë rast më lakmitar për suksesin evolucionar (të virusit).

Duket se Kina ka arritur ta ndalojë epideminë. Kina nuk është një demokraci, a besoni se demokracitë relativisht të dobëta si ato europiane do të jenë në gjendje ta luftojnë me të njëjtën këmbëngulje?
Sigurisht, nuk është një rastësi e thjeshtë që Kina, e cila siç duket ka arritur të kontrollojë përhapjen e virusit, është një vend që ushtron kontroll shumë të fortë dhe vendimtar të qeverisë mbi aspekte të ndryshme të jetës së qytetarëve. Në fillim, ngurrimi i autoriteteve kontribuoi në përhapjen e virusit në qytetin e Wuhan; por më pas u përdor fuqia e kontrollit qeveritar për të korrigjuar fillimin e keq. Situata e Kinës nuk duhet të na shtyjë të besojmë se qeveritë më pak imponuese, më të hapura dhe demokratike nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë virusin. Qeveritë e tjera duhet të jenë në gjendje të mbështeten në avantazhe të tjera, përfshirë qytetarinë e informuar mirë dhe autoritetet publike që veprojnë në mënyrë transparente bazuar në informacione të besueshme shkencore. Do të ishte gjendja ideale, një lajm i mirë. Lajmi i keq përfaqësohet nga ato që kemi parë në vendin tim, nga një president narcizist dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: gënjeshtra, konfuzion, i ndjekur nga korrigjime, veprime të vonuara dhe deklarata kontradiktore. Shpresoj se vendi juaj po ecën më mirë.

NCov-2019 po zbarkon në Shtetet e Bashkuara. Cili është mendimi juaj? A është gati sistemi? Trump tregon një siguri të madhe, por a do të jetë e mjaftueshme? A janë të përgatitur qytetarët?
Trump gjithmonë ka treguar besim të madh, është ngulitur në të që nga fëmijëria deri në kufijtë e delirit. Por nuk është gati. Ai është i papërgatitur. Amerika po mundohet të pajiset, pavarësisht Trump. Ne mund të mbështetemi te njerëzit e zotë, si në komunitetin tonë shkencor, ashtu edhe brenda institucioneve kërkimore si CDC dhe NIAID. Ata janë shpresa jonë. Ata dhe gatishmëria nga ana e qytetarëve amerikanë që të zbatojnë masat e sigurisë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të kapërcyer të gjitha këto. Dhe, përveç përpjekjes për ta kapërcyer atë, ne jemi gjithashtu të thirrur të ndihmojmë ato vende që nuk kanë burimet tona. Shpresoj se nuk do të dështojmë në këtë përgjegjësi. Virusi nuk njeh kufij. Asnjë vend nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt.

A mund ta përcaktojmë virusin si një hakmarrje të natyrës ndaj njeriut?
Unë nuk besoj në metaforën e “hakmarrjes së natyrës”, që tenton ta personifikojë natyrën si një entitet të mençur, me qëllimin dhe vullnetin e saj. Nuk jam aq romantik. E kuptoj natyrën ashtu siç e konceptoi Darvini. Por në fund të fundit, është thjesht një metaforë dhe nuk duhet të merret fjalë për fjalë. Ajo që të tjerët e shohin si hakmarrje të natyrës, do ta përshkruaja në këtë mënyrë: ekosistemet komplekse janë shtëpi për kafshët, bimët, kërpudhat, bakteret dhe organizmat e tjerë qelizorë; dhe të gjithë këta organizma qelizorë kanë viruse limane. Nëse vendosim t’i komprometojmë ata, ne e bëjmë këtë në rrezikun tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!