16.03.2020 - 08:36
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli sonte gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.
“Ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç gjatë një konference televizive për median.
”Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë”, tha Vuçiç duke shtuar se masat e mëtejshme do të shpallen më vonë.
Serbia deri tani ka regjistruar 48 raste të konfirmuara të koronavirusit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Indeksi i The Economist
Koronavirusi/ Si renditet Shqipëria për kapacitetet shëndetësore
95.315 raste në gjithë botën
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serbi
Dy raste të konfirmuara…
Koronavirusi nuk kursen as serbët
Koronavirusi në rajon