MENU
klinika

48 nxirren nga rrënojat

Shembja e hotelit karantinë në Kinë, 10 persona të vdekur

08.03.2020 - 14:48

10 persona janë nxjerrë të vdekur deri tani, pas shembjes së një hoteli që u përdor si një qendër karantine prej koronavirusit.

Hoteli u rrëzua natën e së shtunës në Kinën juglindore, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave. Sipas CNN, 80 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua, 9 shpëtuan, ndërsa 71 persona u bllokuan. Prej tyre, 48 janë nxjerrë nga rrënojat dhe 23 nuk dihet se ku janë.

Departamenti i Zjarrit Fujian ka vendosur më shumë se 1 mijë zjarrfikës në ndihmë të personave të mbetur në rrënoja. Në kohën e shembjes, 58 njerëz ishin në hotel dhe të gjithë kishin dalë negativ për testin e koronavirusit të ri.

Kishte gjithashtu 16 stafe hoteliere dhe 6 punonjës të shitjes së makinave në vend.

Pronari i ndërtesës është në arrest, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Hoteli ishte një strukturë çeliku shtatëkatëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe e kthyer në një hotel në vitin 2018, sipas Xinhua. Punëtorët e thirrën pronarin dhe i thanë atij se një shtyllë ishte shtrembëruar gjatë ndërtimit, por ndërtesa u shemb disa minuta më vonë.

Zyrtarët lokalë i thanë Xinhua se një hetim do të përcaktojë nëse ndërtesa u rrënua për shkak të çështjeve strukturore ose punëve rinovuese.

Quanzhou është rreth 600 milje larg Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur nga virusi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!