MENU
klinika

2 rastet në vetëizolim

Shkon në 12 numri i të prekurve me koronavirus

11.03.2020 - 11:29

Ministria e Shëndetësisë në konferencën e radhës për mediat, dha së fundmi informacionet e përditësuara lidhur me numrin e të infektuarve ne koronavirus në Shqipëri.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se marrja e të dhënave të të gjithë udhëtarëve kur fluturimet me Italinë ishin të lejuara dhe jo të pezulluara, shërbejnë në këtë kohë, për të identifikuar rrugëtimin që ka bërë një person që mund të rezultojë sot me koronavirus.

“Lëvizja ka qenë e lirë, kanë ardhur të shëndetshëm dhe pa shenja. Ne që në fillim kemi kërkuar skedat e udhëtarëve me numrat e kontaktit. Ato janë marrë për këto ditë, jo për atëherë. Që nëse një person del i prekur, të vlerësonim skedën e tij për të zbuluar historikun e udhëtimit edhe vendin nga vjen”, tha Rakacolli.

Kjo masë është marrë për të shmangur faktin që përgjegjësia t’i mbetet vetëm qytetarit për të treguar ose jo nëse ka qenë në Itali apo në ndonjë zonë të kuqe.

Ndërkohë, mësohet se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës. 7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet”, njoftim ministria e Shëndetësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!