MENU
klinika

Propozon 4 opsione për ndryshime në sistemin zgjedhor

Me kërkesë të PD shtyhet tryeza për reformën zgjedhore

06.03.2020 - 09:51

Ditën e sotme ishte parashikuar mbledhja e tryezës për Reformën Zgjedhore për të diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe sistemin zgjedhor. Por Partia Demokratike ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e këtyre pikave. Kjo ka bërë që mbledhja të shtyhet për ditën e hënë.PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord në parim për mënyrën e financimit të partive politike në zgjedhje. PD hoqi dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. 15 marsi është vendosur si afat nga palët për një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Grupi parlamentar “Demokrat” ka paraqitur propozime në 4 opsione për sistemin zgjedhor.

Opsioni i parë është propozuar nga deputeti Ralf Gjoni, Nisma Thurje dhe deputeti Myslim Murrizi. Sipas këtij propozimi bëhet fjalë për sistemi proporcional kombëtar – një zonë zgjedhore – kuvendi me 100/140 deputetë, si modeli i Kosovës. Por, zbatimi i këtij sistemi kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Opsioni i dytë është propozim i tre deputetëve, për një sistem propocional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare me 140 deputetë.
Sipas këtij opsioni 100 deputetë do të zgjidhen në 12 njësitë zgjedhore, korresponduese të 12 qarqeve. Numri i mandateve për çdo njësi zgjedhore do të llogaritet duke përdorur si kriter numrin e shtetasve të regjistruar në listën e zgjedhësve në njësinë zgjedhore përkatëse. Ndërsa lista korrektuese kombëtare do të ketë 40 mandate, të përkthyera në 40 deputetë. Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme. Ndërsa votimi do të bëhet me lista të hapura, me dy fletë, për njësinë zgjedhore dhe listën korrektuese kombëtare. Zbatimi i sistemit kërkon ndryshime kushtetuese.

Opsioni i tretë, Sistemi propocional rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore. Rajoni Verior me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër 27 deputetë. Rajoni Tiranë me përbërje: Njësia Zgjedhore – Tiranë 34 deputetë. Rajoni Qendror me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Durrës, Elbasan, Korçë, Berat 39 deputetë dhe Rajoni Jugor me përbërje: Njësitë Zgjedhore – Fier, Vlorë, Gjirokastër 40 deputetë.

Opsioni i katërt, sistem mazhoritar i korrektuar me listë propocionale kombëtare. Sipas këtij sistemi Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 100 deputetë zgjidhen në zona njëemërore, zgjedhje me një raund dhe 40 deputetë zgjidhen në bazë të votave të fituara nga subjektet në rang vendi. Pragu elektoral është 2.5%. Edhe zbatimi i këtij sistemi kërkon ndryshime në Kushtetutë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!