MENU
klinika

Infektivi karantinë

Situata e 6 të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

10.03.2020 - 10:18

Një perimetër sigurie është ngritur tashmë përpara spitalit Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinën e parë të Covid 19 në Shqipëri. Deri më tani janë 6 raste të konfirmuara, por ka dyshime edhe për të tjerë.

Dy rastet e para, pacienti zero 28 vjeçari dhe babai i tij, si dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tyre, por edhe një 31 vjeçar tjetër nga Tirana, po mbahen pikërisht në këtë karantinë. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione, pra nuk kanë nevojë të intubohen e mbahen në reanimacion.

Po sipas tij, spitali infektiv është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe është bërë gati për raste të tjera të mundhsme të prekur nga ky virus. Vetëm në katin e tretë të këtij spitali kanë mbetur disa pacientë, për të cilët nuk është krijuar ende një mundësi sistemimi.

Brenda ambienteve të këtij spitali lejohet vetëm personeli mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për çiftin nga Skrapari të paraqitur mbrëmjen e djeshme në dyert e këtij spitali, me simptoma të ngjashme me Covid 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!