MENU
klinika

Rama 'thumbon' paraardhësit me shifra

Sot 8 Marsi/ Liderët politikë urojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas

08.03.2020 - 10:43

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u shënua fillimisht në Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Në Shqipëri kjo datë është kthyer më shumë se një ditë proteste, në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat ndihen të privilegjuara.

Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në Tiranë në orën 11:30 është paralajmëruar një marshim nga drejtoria e Policisë drejt Kryeministrisë nga vajzat dhe gratë.

Në ditën e 8 marsit, delegacioni i BE-së në Tiranë e vendos theksin te parandalimi i fenomenit të dhunës.

“Dhuna ndaj grave mund dhe duhet të parandalohet. Të gjithë duhet të aspirojmë për një botë të drejtë me barazi midis grave dhe burrave, dhe një botë ku të gjitha gratë jetojnë pa frikë dhe dhunë”, thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.

Presidenti Ilir Meta shprehet se fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta, por, shton ai, ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer.

“Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN! Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjaftonte për t’ju shprehur me përulje mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit. Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave.

Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika. Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes. Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Një falenderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars PRANVERËS KUQEZI, duke i dhënë me energjinë dhe vitalitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit. Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë!” shkruan ai.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar vajzat dhe gratë për 8 Marsin, por në një mënyrë të veçantë.

“Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: Gëzuar 8 marsin” shkruan ai. Lideri demokrat postimin e ka shoqëruar me fotot e vajzave të tij, Dafina dhe Viktoria me urimin për mami Aurelën. “Gëzuar 8 marsin, mami të duam shumë’.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi krahas urimit me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, nënvizon se kjo është një ditë reflektimi duke theksuar edhe problemet në Shqipëri.

“Sot mbushen 110 vjet nga festimi për herë të parë i Ditës Ndërkombëtare të Grave. Megjithë përpjekjet shekullore të njerëzimit, gratë dhe vajzat janë ende të diferencuara nga pjesa tjetër e shoqërisë. Krahas proceseve demokratizuese, shoqëria shqiptare është përfshirë gjatë dekadave të fundit në një proces emancipimi shoqëror e gjinor. Por emancipimi gjinor është ende prapa shkallës së demokratizimit të shoqërisë. Ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk mund të themi të njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore. Indeksin e përgjithshëm të Barazisë Gjinore e kemi 7 pikë më poshtë se mesatarja e BE. Barazia gjinore duhet të jetë në rradhë të parë në aksesin në tregje dhe pjesëmarrjen ekonomike. Dhe pjesëmarrja ekonomike është në radhë të parë pjesëmarrja në forcën dhe në tregun e punës. Gratë dhe kanë akses të pamjaftueshëm në treg.

Segmentimi dhe segregimi gjinor në tregun e punës mbetet një problem për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Shkalla e punësimit për gratë e vajzat është rreth 15 përqind më e ulët se e burrave, hendeku gjinor i pagave është në kufijtë 10 përqind. Gratë dhe vajzat janë më të privuara në akesin në burime, njohuri dhe shfrytëzimin e kohës si edhe pajtimin e veprimtarisë profesionale me jetën familjare. Dhuna ndaj grave e vajzave që konstatohet gjatë dekadave të tranzicionit ndodh për shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë. Këto çështje duhet të bëhen më shumë objekt i politikave, edukimit dhe ligjeve tona”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për gratë. Ai thotë se vajzat dhe gratë janë gjysma me e mirë e këtij populli.

“Mirëmëngjes me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli”, shkruan Rama.

Edi Rama ka publikuar edhe shifrat e grave në të gjitha qeveritë shqiptare ndër vite që nga 1991, ku rezulton se sot janë 50% me 50% në kabinetin që drejton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë

Tiranë, kinemaja hap dyert për 8 Mars

Gruaja në Festivalin për Gruan


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!