Kryeministri Edi Rama publikon videon, që tregon aksionin e policisë për mbylljen e diskove, klubeve të natës e palestrave, në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndër të tjera, Rama iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të përballuar me sa më pak pasoja armikun e padukshëm që kërcënon shëndetin e të gjithëve.
- Mesazhi i Ramës:
? FRIKË JO, KUJDES PO!
? MBYLLUR mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… FALEMINDERIT TË GJITHË PRONARËVE TË TYRE PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN KONKRET NË VIJËN MBROJTËSE TË LUFTËS?
? MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI JUAJ, I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH?
#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE