MENU
klinika

Fshat orare dhe kufizimet

Urdhri i ri/ Nga sot qarkulloni me makinë…

16.03.2020 - 08:27

Ka hyre sot ne fuqi urdhri i ri per qarkullimin e automjeteve, levizja e te cileve ishte bllokuar me vendim qeverie ne kuader te masave kunder perhapjes se koronavirusit. Ne kete urdher percaktohen qarte rregullat e reja qe duhet te respetojne qytetaret, me fashat e orareve dhe mjetet qe kane te drejte te levizin ne rruge.

  • URDHRI

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë:

1. Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.
2. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve
prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.
3. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të paisura me document identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punonjë.

4. Jashtë këtij kufizimi do lejohet të qarkullojnë, furgonçina, furgonë, kamionë, të cilët merren me furnizimin me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.
5. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transportin e mallrave Brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendasa e të huaja.

6. Për rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjenca do të njoftohet numri i Policisë 112/129 dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, të cilët do të konfirmojnë lëvizjen e mjeteve.

7. Për zbatimin e detyrimeve të këtij telegram ndarkohen të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në vend dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!