Klubi i Malagës, duke përfituar nga periudha e izlomimit për shkak të Koronavirusit, ka menduar të argëtojë tifozët në rrjetet sociale, duke postuar një video ku shfaqen 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare dhe Armando Sadiku teksa këndojnë himin e Shqipërisë.
Bare i jep edhe më shumë emocion interpretimit duke u ngritur në këmbë, ndërsa Sadiku e shoqëronte me dorën ne zemër dhe duke e kënduar teksa qëndronte i ulur.
Video është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e Koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment karantine. Keidi Bare dhe Armando Sadiku janë padyshim dy futbollistët më të rëndësishëm për Malagën në fushën e lojës. Mesfushori lufton dhe organizon çdo aksion, ndërsa nga ana tjetër, sulmuesi finalizon me sukses teksa i kanë dhuruar pikë jetike skuadrës në këtë sezon.