MENU
klinika

Ekspertët: Do humbasë shumë peshë dhe forcë…

Boris Johnson kalon natën e dytë në kujdes intensiv në spital

08.04.2020 - 07:45

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka kaluar natën e dytë në kujdes intensiv, në spital, ku ndodhet i shtruar prej mbrëmjes së të dielës, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua nga koronavirusi.

Ekspertët janë shprehur se Johnson do duhet të pushojë një ose dy muaj, pasi të shërohet, për shkak se do të pësojë një humbje të konsiderueshme të peshës dhe forcës së muskujve, shkruan “Daily Mail”. Ata parashikojnë se rimëkëmbja e kryeministrit pas tronditjes nga kujdesi intensiv për koronavirusin mund të zgjasë gjatë gjithë verës.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars, por u shtrua në spital vetëm dy ditë më parë, pasi i thanë mjekët se gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe shenjat e COVID-19 nuk ishin larguar. Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është stabile”.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson Johnsonin, tha se është i bindur se kryeministri do të shërohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Britania flet me shifra: Parashikojmë 5.700 vdekje, izolim për 3 muaj

Boris Johnson letër anglezëve nga karantina: Gjërat do të përkeqësohen

"Strategjia, e kritikuar nga shumëkush..."

Alarmi që ndryshoi strategjinë britanike për koronavirusin


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!