MENU
klinika

"Pata një jetë të mirë, jepjani këtë një të riu"

COVID-19/ 90- vjeçarja refuzon respiratorin

01.04.2020 - 08:20

Një grua 90-vjeçare e prekur nga koronavirusi në Belgjikë ndërroi jetë pasi me vullnetin e saj refuzoi të përdorte ventilatorin dhe iu kërkoi doktorëve që i qëndronin tek koka që ta përdornin pajisjen për pacientë më të rinj që kishin nevojë.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom u shtrua në spital më 20 mars kur shëndeti i saj u përkeqësua për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi i ri me origjinë nga Kina.

Kjo ngjarje u regjistrua në një kohë kur e gjithë bota po vuan mungesën e ventilatorëve përgjatë pandemisë së koronavirusit, një pajisje kyçe që nevojitet për të përballuar sëmundjen.

Sipas të dhënave ajo raportohet t’iu ketë thënë doktorëve në spital “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni atë për më të rinjtë. Unë kisha një jetë të mirë”.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital më datë 22 mars.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!