MENU
klinika

Si bëhen testet?

COVID-19/ Arsyet pse testimi mund të frenojë përhapjen e tij

02.04.2020 - 07:49

Kyç në frenimin e pandemisë së koronavirusit, që po e rrënon globin, mund të jetë një shkop i gjatë 15 centimetra, i bërë nga plastika ose druri, me një pambuk të vogël në fund.

I futur në hundën tuaj, derisa arrin pjesën e pasme të fytit, tamponi mundt të përdoret për të mbledhur qeliza, ADN-ja e të cilave mund të analizohet dhe testohet për prani të SARS-CoV-2.

SARS-CoV-2 është emri shkencor i sëmundjes që gjerësisht njihet si koronavirus.

Tamponi nuk është ndjesia më e këndshme. Sidoqoftë, është një nga mënyrat më efikase për të testuar numër të madh njerëzish, thonë ekspertët, dhe për të kuptuar se kush duhet të vihet në karantinë, ku është duke goditur rëndë virusi dhe kush mund të jetë imun.

Disa vende, si Koreja e Jugut, janë vlerësuar për testime masive të popullatave të tyre dhe për frenimin e koronavirusit, por të tjerat kanë ngecur.

Këto të fundit përfshijnë Italinë dhe Spanjën, dy vendet e goditura më së keqi, dhe Shtetet e Bashkuara.

Si bëhen testet?

Ekzistojnë dy teste që janë aktualisht në përdorim. Ai që njihet më pak përfshin nxjerrjen e gjakut dhe më pas testimin e anti-trupave për koronavirus. Anti-trupat janë proteinat në trupin e një personi që aktivizohen në përgjigje të një sëmundjeje, qoftë ajo bakteriale – pneumoni për shembull – ose virale, si gripi.

Testet e bazuara në anti-trupa, të njohura edhe si teste serologjike, përcaktojnë nëse një person ka pasur një sëmundje të caktuar. Kjo zakonisht ndodh vetëm disa ditë pasi një person të jetë infektuar, pavarësisht nëse ka shfaqur simptoma ose jo. Kjo edhe i bën këto teste më pak të dobishme për identifikimin e rasteve kur një sëmundje përhapet shpejt në mesin e popullatës.

Për këtë arsye, testi më i rëndësishëm për koronavirusin aktualisht është ai me tamponin e hundës.

Këto teste shpërndahen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Qendra Amrikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Testi kryhet duke futur një tampon me pambuk në hundë, derisa të arrijë pjesën e prapme të fytit. Për shumë njerëz, kjo është një ndjesi e pakëndshme që shpesh i bën të vjellin.

Pasi qelizat të mblidhen në majen e pambukut, tamponi futet pastaj në një enë dhe dërgohet në laborator. Në laborator, punëtorët kryejnë një test molekular që identifikon pjesë të gjenit të koronavirusit. Nëse virusi është i pranishëm në sasi të mëdha, ai mund të zbulohet shpejt.

Pse testimi i shpejtë për koronavirus është i rëndësishëm?

Një nga arsyet e përhapjes së shpejtë të koronavirusit është se ju mund ta keni atë për disa ditë pa shfaqur ndonjë simptomë dhe, gjatë kësaj kohe, ju mund ta transferoni atë, pa dijeninë tuaj, te shumë njerëz të tjerë.

Problemi është se koronavirusi është i ri dhe shpërndahet aq shpejt saqë nuk ka teste të mjaftueshme dhe vende të mjaftueshme për t’i verifikuar testet. Shpërthimi i rasteve – në Itali, Spanjë, Britani dhe Shtetet e Bashkuara – i ka cunguar shpejt kapacitetet e sistemeve shëndetësore të këtyre vendeve për të testuar virusin.

Situata mund të merret me mend në vendet që e kanë nisur pandeminë me sisteme të dobëta shëndetësore: Irani, për shembull.

“Një nga problemet që kemi me këtë virus është se ne ende nuk e kemi një mënyrë eksploruese, për të ditur se kush është i infektuar dhe kush jo”, thotë Andrew Preston, profesor i biologjisë dhe biokimisë në Universitetin Bath, në Angli.

“Nuk mund të mbështetemi vetëm në simptoma, sepse duhet kohë që ato simptoma të fillojnë të shfaqen”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Epidemiologët dhe ekspertët mjekësorë thonë se mungesa e testimeve të shpejta e ka përkeqësuar situatën në disa vende.

Deri më 29 mars, Shtetet e Bashkuara – me 330 milionë banorë – kanë testuar një në 366 njerëz. Për krahasim, Italia – me 60 milionë banorë, njëherësh njëri nga vendet e goditura më së keqi – ka testuar një në 133 njerëz.

Rusia, ndërkaq, ka kryer 343,500 teste deri më 30 mars. Me një popullsi prej 144 milionë banorësh, kjo do të thotë se vetëm një në 419 njerëz është testuar.

Pse disa vende mund t’i kryejnë më shpejt testet e të tjerat jo?

Edhe pse konsiderohet mjaft i saktë, testi me tamponin e hundës merr kohë për t’u kryer: prej momentit kur tamponi futet në hundë deri te koha kur laboratori mund ta kryejë testin.

Disa vende kanë nisur t’i përshpejtojnë protokollet e testimit. Koreja e Jugut, për shembull, i fut njerëzit në kabina qelqi, ku i teston shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Kjo gjithashtu e minimizon mundësinë e një punonjësi mjekësor që të infektohet gjatë kryerjes së testit.

Preston thotë se Koreja e Jugut, e cila ka testuar 1 në 250 vetë, ka përfituar edhe nga përvoja e mëparshme me SARS-in, sëmundjen e frymëmarrjes, e cila po ashtu është shfaqur në Kinë, në fillim të viteve 2000.

Kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka infektuar më pak se 8,500 njerëz dhe ka vrarë 774.

“Kam përshtypjen se [Koreja e Jugut] ka kapacitet më të mirë për testimet e hershme”, thotë Preston.

Me një sistem të madh dhe të financuar mirë të kujdesit shëndetësor dhe me disa nga universitetet mjekësore më të mira në botë, Shtetet e Bashkuara është dashur të jenë në pozitë më të mirë për të testuar shpejt dhe shumë.

Kjo, sipas ekspertëve, nuk ka ndodhur për disa arsye, përfshirë vonesat në rregullator dhe mesazhet e përziera për seriozitetin e problemit nga Shtëpia e Bardhë dhe gjetkë.

“Testimi është problemi më i madh me të cilin po përballemi”, thotë Peter Slavin, shef i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets, në Boston.

Disa kompani private në botë po nxitojnë të shkurtojnë kohën që duhet për të marrë rezultatin nga një laborator.

Kompania amerikane Abbott Laboratories, javën e kaluar, ka fituar miratimin për një sistem të testimit të koronavirusit, që mund të tregojë nëse dikush është i infektuar në më pak sa pesë minuta. Sistemi është i vogël dhe i lëvizshëm.

Gjiganti farmaceutik zviceran, Roche, gjithashtu ka fituar miratimin e SHBA-së javën e kaluar, për një test që jep rezultate brenda tri orësh.

Testimi i gabuar është shfaqur gjithashtu si problem. Spanja, Gjeorgjia dhe Turqia janë në mesin e vendeve që kanë siguruar teste për koronavirus nga një kompani kineze, por që më vonë është zbuluar se kanë shkallë të lartë të gabimit.

“Ka shumë pyetje për atë se në cilin nivel jemi të përgatitur për të mbrojtur veten tonë. Mendoj se duhet të rimendojmë infrastrukturën tonë globale për trajtimin e pandemive”, thotë Preston./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizja e fundit e gjigandit teknologjik

Postimet për koronavirusin, Facebook merr masa të ashpra

Nga Project Syndicate

Një pandemi e deglobalizimit?

Analiza nga Prof. Edvin Prifti

Të pathënat e Koronavirusit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!