MENU
klinika

U dërgua për mjekim në Serbi

Covid-19/ Ndërron jetë 47- vjeçari nga Kosova

02.04.2020 - 07:39

Një 73- vjeçar nga veriu i Mitrovicës ka ndërruar jetë në spitalin e Nishit në Serbi.

Lajmi për vdekjen e këtij pacienti në ditën e tretë pas pranimit në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, u konfirmua nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndërsa sipas Milan Ivanoviq, i cili njoftoi për dy pacientë me koronavirus (njëri tashmë i ndjerë) nga veriu i Mitrovicës të dielën, në atë kohë që të dy pacientët u dërguan “në këmbët e tyre” dhe ishin në gjendje e mirë, si dhe që ky pacient kishte pneumoni të njëanshme.

Viktima e parë e koronavirusit nga veriu i Mitrovicës është mashkull i lindur më 1973, nga një fshat afër Bruces.

Milan Ivanoviç më parë kishte konfirmuar se pacienti kishte ardhur në Mitrovicë tri herë në javë për dializë dhe pohoi se mjekët kishin vepruar në përputhje me rregulloret sa i përket infektimit nga Covid-19.

Ata e kishin izoluar pacientin në një dhomë të veçantë, me një aparat special për dializë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat