MENU
klinika

"Të vendosur për të ndihmuar serbët aty"

COVID-19/ Vuçiç: Gati të bashkëpunojmë me Kosovën

06.04.2020 - 11:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiç shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçiç. Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën. Bëhet e ditur se Vuçiç dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllen vendkalimet kufitare

Koronavirus/ Serbia shtrëngon masat

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat