MENU
klinika

"Nëse bëjmë një gabim..."

Itali, Conte prezanton fazën 2 të menaxhimit të COVID-19

08.04.2020 - 07:58

Conte ka prezantuar ‘Faza 2’ të menaxhimit të Covid-19 që do të jetë në dy hapa: e para ka të bëjë me hapjen e vogël për aktivitetet e prodhimit, ndërsa e dyta do të përfshinte një rimodulim të masave për lëvizjen dhe daljen e personave. Sipas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Conte dhe teknikëve, fazat e reja fillojnë të zbatohen pas 13 prill.

Nga spitalet Covid deri tek forcimi i shëndetit në të gjithë vendin, janë disa ndër masat e fazës 2 të cilat u diskutuan, siç mësojmë, në takimin e kësaj pasdite midis kryeministrit Giuseppe Conte, ministrave dhe Komitetit Shkencor Teknik.

”Në takim, u ra dakord të garantohen disa pika fikse se kur do të fillojnë rihapjet, duke filluar nga zbatimi rigoroz të distancimit. Sa i përket testeve sierologjike dhe tamponëve, do të nevojiten linja të qarta”, njoftojnë burimet qeveritare, nga komiteti shkencor dhe teknik.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për fazën 2: nëse bëjmë një gabim, do të kthehemi në bllokim dhe do të rifillojmë nga e para “, theksoi ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në emisionin ”Porta a Porta”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!