MENU
klinika

Stefano Massini: Bota pas koronavirusit

“Jemi mysafirë në një planet që mund t’i soset durimi me ne”

09.04.2020 - 16:38

           Shkrimtari Stefano Massini na tregon sesi ky virus, po ndryshon thellësisht perceptimin tonë për kohën dhe, në veçanti, për të ardhmen./Konica.al

Të flasim për të ardhmen si të mirëqenë

Koronavirusi na e hoqi këtë abuzim në përdorimin e së ardhmes. Të ardhmen e kishim marrë absolutisht të mirëqenë. Përcaktuam kontrata që na lidhnin me këste për dy ose tre vjet, i rregulluam pushimet shtatë ose tetë muaj përpara, për të mos përmendur hipotekat tridhjetëvjeçare të shtëpive. E ardhmja ishte përgjithësisht një përfundim i parathënë. Tani mekanizmi ka ndaluar. Dhe ai na ka deklaruar që e ardhmja nuk është aspak e mirëqenë. Një gjë e tillë u vu në mëdyshje nga virusi. Është një revolucion kopernikian, gjendemi në mëshirën e diçkaje që vendos për ne, kështu që na bën të ndjehemi plotësisht të privuar nga ajo e drejtë e vetes, mbi të cilën njerëzimi u orvat të nënshtrojë krijuesin. Por si? Kemi shpyllëzuar pyje, kemi nëpërkëmbur ekosistemin, kemi zhdukur specie shtazore, shkrirjen e akullnajave, kemi ndikuar në oqeane, kemi ngritur në mënyrë arbitrare ngrohjen globale të planetut me disa gradë… dhe tani të gjithë të gjunjëzuar, për të lypur mëshirën e një spërke të vogël vrastare? Po. Na pëlqen apo jo, kështu është.

Para, gjatë dhe pas

Gjithsesi, ka edhe një gjë tjetër në marrëdhënien tonë me kohën, që virusi ka futur në krizë. Ka nga ata që thonë se do të ketë një kohë para virusit dhe një kohë pas virusit. Por nuk është saktësisht kështu. Do të ketë një para, një gjatë dhe një pas. Ne nuk e pranojmë “gjatë”. Faza kalimtare, faza e paqartë, në të cilën gjithçka është pezulluar, nuk është në mentalitetin tonë të përparuar teknologjikisht. Ne mendojmë se mund të sigurojmë kohë në favorin tonë. Për shembull, kur porosisim diçka në internet, edhe nëse nuk kemi ndonjë urgjencë, ne zgjedhim transportin e menjëhershëm. Sepse ne nuk mund ta konceptojmë një kohë pezull, pritjen, përpara se ajo që dëshirojmë të arrijë në duart tona. Këtë herë jo. Ne jemi të detyruar t’i nënshtrohemi një “gjatë”. /Konica.al/Ne jemi duke pritur për këtë të mallkuar pik, që nuk vjen kurrë.

 

Çfarë do të na lërë virusi?

Kjo fazë është përtej kapacitetit tonë të kontrollit, pasi ka një mospërputhje të tmerrshme me mënyrën se si e menaxhojmë ne kohën, që është në thelb, e menjëhershme. Midis shumë gjërave që do të na lërë ky virus, ekziston edhe diçka jo aq negative: do të na japë një mësim mbi abuzimin e së ardhmes. Tani e tutje, para se të bashkojmë një folje për të ardhmen, ne do të ndalemi të mendojmë nëse po e hedhim hapin më shumë se ç’duhet. I vetmi mësim që do të mbetet, besoj, është ndërgjegjësimi drastik i ekuilibrit të vërtetë të forcës: njerëz, ne nuk kemi asgjë në dorë, ne jemi vogëlsira, mysafirë në një planet që në çdo moment mund t’i soset durimi duke na toleruar./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Papa Gjon Pali II

Njeriu i jashtëzakonshëm

"Zoti e bekoftë këtë popull"

Papa Françesku lutet për Shqipërinë


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB