MENU
klinika

Thellohen shifrat

Kosovë/ Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19

26.04.2020 - 12:42

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi, Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot në ora 11:30, për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtruar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi. Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar, ndërkohë 21 persona kanë ndërruar jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet situata në Kosovë?

Për 2 ditë shërohen 6 pacientë me COVID-19


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat