MENU
klinika

Kancelarja ka ndryshuar mendje?

Merkel, në krye të Gjermanisë edhe pas vjeshtës?

06.04.2020 - 12:56

Kancelarja Angela Merkel është detyruar të përgënjeshtrojë thashethemet se ajo do të kandidojë për një mandat të pestë.

Merkel e ka udhëhequr vendin për 15 vjet në katër mandate të ndryshëm, por tha që ajo nuk do të kërkojë rizgjedhje në vjeshtën e vitit 2021.

Por gazeta gjermane Bild ka spekuluar se Merkel mund të kandidojë përsëri pas suksesit të saj në trajtimin e krizës së koronavirusit.

Sëmundja ka vrarë 1.400 njerëz në Gjermani dhe ka infektuar më shumë se 95,000.

Politikanët gjermanë, të cilët nuk u identifikuan në shkrim, i thanë Bild se ata ishin ‘vërtet të lumtur’ që Merkel është ende në krye.

Helge Braun, shefi i shtabit të Merkel, tha: ‘Unë nuk mendoj se është koha kur të diskutojmë diçka të tillë. Ajo ka thënë se ky është mandati i saj i fundit në detyrë dhe besoj se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë.”

Merkel u kthye në punë të Premten pas dy javësh vetëizolim sepse një mjek që ajo takoi, rezultoi i infektuar me koronavirus.

Mjeku kishte vizituar Merkel, muajin e kaluar për ta vaksinuar atë kundër baktereve të pneumokokut.

Gjermania sot pësoi rënie në numrin e përditshëm të vdekjeve dhe numrin e rasteve të reja të infektuara, duke ofruar shpresë se masat janë efektive.

Shkalla e vdekshmërisë që rezulton 1.5 përqind mbetet më e ulët se shumë nga fqinjët e Gjermanisë, megjithëse është rritur çdo ditë për më shumë se dy javë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Mail/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

BE, e gatshme ta rinegociojë marrëveshjen e Brexit?