MENU
klinika

Depozitat janë plot!

Ndërpritet nxjerrja e naftës në Shqipëri

30.04.2020 - 11:04

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria ka ndërprerë nxjerrjen e naftës për shkak të goditjes që ka pësuar ky sektor nga koronavirusi.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja tha se Albetrol ndodhet në një situatë shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ. Përballë situatës kur depozitat janë të mbushura, ministria ka vendosur që puset të mos jenë më operative, pra duke ndërprerë nxjerrjen e naftës.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative.

Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” tha ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN