MENU
klinika

Nga Jacinda Ardern tek Angela Merkel

Në kohë krize, femrat po tregojnë si drejtohet një shtet!

21.04.2020 - 15:53

Ndër vendet që kanë patur sukse në luftën kundër pandemisë së Covid-19, udhëheqëset femra dallohen.

Gjermania nën udhëheqjen e Angela Merkel krenohet me një nga nivelet më të ulta të vdekshmërisë në botë dhe gradualisht po rihapet. Zvicra dhe Norvegjia e udhëhequr nga gratë kanë krijuar të dy fondet multimilionë dollarëshe për ndihmë, së bashku me masat e tyre parandaluese, për të mbështetur rimëkëmbjen e vendeve më të varfra.

Dhe çfarë kanë të përbashkët historitë e suksesit, si Danimarka, Finlanda dhe Islanda, Hong-Kongu dhe Tajvani? Të gjitha ato drejtohen nga gratë.

Përgjigja e publikut ndaj përpjekjeve të tyre është befasuese. Merkel vlerësohet për arsyetimin racional. Jacinda Ardern e Zelandës së Re fiton lëvdata për “qartësinë dhe dhembshurinë” e saj.

Perceptime të tilla u detyrohen shumë stereotipeve gjinore, të cilat ndikojnë mënyrat se si njerëzit i perceptojnë gratë dhe si sillen gratë.

Dekadat e hulumtimit tregojnë se udhëheqësit femra kanë më shumë gjasa të jenë demokratike dhe më pak autokratike, në stilin e tyre të udhëheqjes.

Disa krahasime janë ilustruese. Më 13 Mars, Presidenti Trump iu drejtua kombit. Ndërsa Trump theksoi se merret me vendet dhe korporatat, Nënkryetari Pence i quajti kompanitë “sinonim me komunitetet”. Tri ditë më vonë, Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg mbajti një konferencë shtypi shumë ndryshe duke iu drejtuar fëmijëve, jo njerëzve të biznesit: “Është mirë të frikësoheni kur kaq shumë gjëra ndodhin në të njëjtën kohë,” tha ajo. Pastaj, ajo vazhdoi të ofrojë përgjigje të thjeshta dhe të drejtpërdrejta për pyetjet që bëjnë shpesh fëmijët: A mund të vizitoj gjyshërit? Sa kohë duhet për të bërë një vaksinë?

Shkathtësitë nuk janë ekskluzive gjinore ose të përcaktuara biologjikisht.

Gratë në fushat e dominuara nga meshkujt shpesh pësojnë ndëshkime për sjellje këmbëngulëse, kërkuese të pushtetit sepse shkelin pritshmëritë e komunitetit femëror. Studime të shumta e konsiderojnë stereotipisht udhëheqjen “femërore” më efektive, por prapë njerëzit preferojnë tipare të lidhura me burrat, besim, konkurrencë, vendosmëri.

Këmbëngulja përballë rrezikut është një shembull i një ideali mashkullor. Kryetari i Milanos, Giuseppe Sala, filloi një fushatë “Milan Don’t Stop” duke inkurajuar njerëzit të vizitojnë bare dhe restorante pasi në veri të Italisë tashmë identifikuar 300 raste të koronavirusit.

Ai kërkoi falje për rezultatin katastrofik, por Jair Bolsonaro i Brazilit e ka huazuar fushatën sidoqoftë.  Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi vazhdimisht autoritetin e tij mashkullor, duke thënë vazhdimisht, “Ne jemi në luftë”.

Paragjykimi gjinor dëmton vendosmërinë e perceptuar të grave, por ato gjithsesi duket se kanë qenë të suksesshme.

Tsai Ing-wen e Tajvanit kishte vlerësime të miratimit deri në 15 përqind dhjetorin e kaluar, por tani kanë shkuar në 75 përqind pas përgjigjes së saj jashtëzakonisht të shpejtë ndaj korronavirusit.

Lideret politike femra kanë më pak hapësirë ​​për gabime sesa ata meshkuj. Votuesit janë më të prirur t’i ndëshkojnë ata për dështimet e politikës, veçanërisht problemet ekonomike.

Ndoshta të vetëdijshme, qeveritë e udhëhequra nga gratë kanë filluar disa nga masat më agresive. Kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir, deklaroi se “parandalimi është ilaçi më i mirë” dhe garantoi menjëherë pagat për të gjithë ata që karantinohen herët.

Në Danimarkë, qeveria e Mette Frederiksen bëri të njëjtën gjë, duke garantuar 75 përqind të pagave të punonjësve.

When Social Democracy Bows to the New Pensée Unique - IDN ...

Tani, Gjermania, Norvegjia dhe Danimarka, të gjitha të udhëhequra nga gratë, janë ndër vendet e para që filluan të lehtësojnë kufizimet.

Mos bëni gabim: Vendet që po  ecin mirë nuk poi a dalin për shkak të biologjisë udhëheqësve të tyre. Ata janë të shkëlqyer sepse kanë politika të mira, komunikim të qartë dhe shkëmbim informacioni dhe udhëheqës që dëgjojnë.

Ndoshta lideret femra po e përballojnë situatën më mirë sesa burrat kundër krizës koronavirus, sepse ka të ngjarë që gratë kanë mësuar të jenë më shumë udhëheqëse demokratikë, më bashkëpunuese dhe komunikuese më të dhembshura.

Gratë kanë luftuar gjatë për të kapërcyer standardet e dyfishta dhe stereotipet gjinore në politikë. Tani ato meritojnë të marrin meritat. A do  ta kuptojnë këtë votuesit?

Zoe Marks është pedagog në politikën publike në Shkollën Harvard Kennedy, ku jep mësime për gjininë në politikën globale.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën

Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra