MENU
klinika

Profesor Et’hem Ruka zbulon dy arsyet

Pse Covid-19 vret më shumë meshkujt se femrat?

29.04.2020 - 14:54

Sipas studimeve të kryera deri tani, duket se virusi Covid-19 “preferon” të infektojë më shumë meshkujt se sa gjininë femërore.

Prof. dr. Et’hem Ruka duke u përpjekur t’i jepet përgjigje pyetjes përse ndodh kjo, pedagogu thotë se një nga shpjegimet lidhet me sistemin imunitar. Sipas profesor Ruka, sistemi imunitar i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i forte se ai i meshkujve.

POSTIMI I PLOTE

PSE CORONAVIRUSI VRET ME SHUME MESHKUJT SE FEMRAT?

Rreth 60% e te vdekurve ne Itali nga koronavirusi jane meshkuj. Kjo shifer per Spanjen perllogaritet 59%, per Gjermanine 58% dhe per New Yorkun 69%. Nje prirje e tille vihet re edhe ne vende te tjera.

Shume kerkues jane munduar te japin nje shpjegim per kete sjellje te diferencuar te gjinive njerezore ndaj te njejtit patogjen. Sipas disave meshkujt vdesin me shume se preken me shume nga hipertensioni e diabeti. Nje shpjegim tjeter mbeshtetet ne menyren e funksionimit te sistemit imunitar. Disa proteina te sistemit imunitar te angazhuara kunder viruseve sillen ne menyre te ndryshme ne dy gjinite. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve te vecanta.

Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i forte se ai i meshkujve. Nje nga keto ndryshime qendron ne pranine e nje proteine te vecante qe quhet receptori i tipit Roll (Roll7). Kjo proteine njeh ne menyre specifike nje proteine te virusit duke e konsideruar ate te huaj per organizmin, e ne kete menyre fillon procesi i asnjanesimit te patogjenit. Gjeni qe bart informacionin per receptorin e tipit Roll ndodhet ne kromozomet seksuale X. Meqenese femra ka dy kromozome X (XX), ndersa mashkulli vetem nje te tille (XY), le te dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit per sintezen e receptorit te llojit Toll. I gjithe ky informacion per receptorin Roll eshte vjele nga Revista Science Immunology 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’

Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!