Presidenti Vladimir Putin nuk po e fsheh aspak padurimin dhe “acarimin” me aleatin e Sirisë Bashar al-Asad, i cili nuk duket dhe aq mirënjohës për qëndrimin në pushtet nga ndërhyrja ruse në luftën civile të vendit të tij.
I prekur nga çmimet e naftës dhe epidemia e koronavirusit, dhe i etur për të përfunduar aventurën e tij ushtarake siriane, duke deklaruar fitore, Putin po insiston që Asad të tregojë më shumë fleksibilitet në bisedimet me opozitën siriane për një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konflikt gati dhjetëvjeçar, thanë disa zyrtarë të Kremlinit për këtë çështje.
“Kremlini duhet të heqë qafe dhimbjen e kokës siriane,” tha Alexander Shumilin, një ish-diplomat rus që drejton Qendrën Evropë-Lindje e Mesme të financuar nga shteti në Moskë.
Acarimi i Putinit dhe bindja e Asadit nxjerrin në pah dilemën e Rusisë sepse të dy palët e dinë që nuk ka asnjë alternative për liderin sirian.
Putin e përdori ndërhyrjen e tij të suksesshme të 2015 në Siri për të rikthyer ndikimin e Rusisë si një lojtar kryesor në Lindjen e Mesme, ndërsa Asad ka ruajtur kontrollin e tij.
Asadi gjithashtu ka shfrytëzuar forcën ushtarake dhe diplomatike të Rusisë kundër përpjekjeve të Turqisë për të zgjeruar praninë e saj në zonat e Sirisë veriore, ndërsa ai kërkon të rimarrë kontrollin mbi të gjithë vendin me mbështetjen e Putinit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi që Putin nuk është i kënaqur me Asad për refuzimin e kompromisit me opozitën e Sirisë në negociatat për një zgjidhje politike.
Rusia ka bërë presion ndaj Asadit, por pa sukses, që të bjerë dakord të paktën për disa gjëra, për të fituar miratimin e Kombeve të Bashkuara për rizgjedhjen e tij të pritshme në 2021.
“Nëse Asadi refuzon të pranojë një kushtetutë të re, regjimi sirian do të rrezikojë veten e tij,” tha Alexander Aksenyonok, një ish-diplomat rus.
Dhe duket se ky ishte një sinjal i fortë për udhëheqjen siriane.
Sidoqoftë, presidenti sirian nuk mund të braktiset sepse nuk ka asnjë aleat tjetër në Siri, zyrtarët qeveritar. Nuk ka asnjë reagim zyrtar sirian dhe gazetat e Sirisë, të gjitha të kontrolluara nga shteti, nuk përmendin kritikat ruse.
Paralajmërimet nga Moska reflektojnë zhgënjimin e bashkësisë së biznesit të Rusisë për dështimin për të hyrë në ekonominë Siriane.
“Asadi ka qenë gjithmonë kokëfortë përballë presionit rus,” tha Joost Hiltermann, drejtor programi për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Grupin Ndërkombëtar të Krizave me qendër në Bruksel.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al