MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Evropës nuk i duhet solidariteti!

20.04.2020 - 14:33

Ekziston një fjalë e vetme që përfaqëson gurin themelor të Bashkimit Evropian: solidaritetin.

Një demon keqdashës që kërkon të maksimizojë përçarjen evropiane nuk mund të ketë kalibruar më mirë mënyrën me të cilën COVID-19 goditi Evropën.

Italia, ekonomia më e prekur e BE-së, një dekadë pas krizës së euros, me potencialin më të ulët të rritjes, borxhin më të madh publik, hapësirën më të vogël fiskale dhe politikën më të brishtë, ka pësuar një numër të lartë viktimash nga pandemia. Dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia do të shtojnë edhe më shumë vuajtjet.

Po kështu, Spanja, u bë një epiqendër e koronavirusit. Ndërsa për Greqinë, megjithëse numri i të vdekurve, për fat të mirë, ka qenë i ulët, të ardhurat turistike nga të cilat varet ekonomia, kanë rënë ndjeshëm.

Ndërkohë, vendet me financat më të lart kanë vuajtur më pak nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik.

Nëntë kokat e qeverive të eurozonës kërkuan lëshimin e “coronabonds” për të ndihmuar në përhapjen më të barabartë në të gjithë Evropën.

Coronabonds And The Eurozone–The Crisis At The Heart Of Europe's ...

Duke  parasysh se, ndryshe nga Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, Evropës i mungon një bankë qendrore e aftë të financojë qeveritë e goditura drejtpërdrejt, Eurobonet do të siguronin që barra e borxhit të ri të mos bjerë mbi supet e atyre që janë më pak në gjendje ta mbajnë atë.

Ideja për lidhje të tilla nuk është as e re dhe as e ndërlikuar.

Siç e parashikuan disa prej nesh para takimeve kritike të Eurogroup të ministrave të financave të eurozonës, ajo kurrë nuk do të ndodhte. Në mënyrë të parashikueshme, “koronabonds” iu dha puthja e vdekjes në mbledhjen e Eurogroup më 9 prill.

Ka patur shumë reagime për rezistencën e ashpër ndaj Eurobonove nga Wopke Hoekstra, Ministri Hollandez i Financave, i cili në takim vuri veton ndaj çdo ideje që përfshin një modul të borxhit të përbashkët evropian.

Shumica e komentuesve e kanë quajrur Hoekstra si një verior pa zemër për të cilin solidariteti është i pakuptimtë.

Ndarja gjeografike dhe emocionale e Evropës nuk ishte kurrë aq e ashpër sa sot.

Por, Hoekstra ka të drejtë: Solidariteti është një justifikim i dobët për eurobonot apo ndonjë formë tjetër të borxhit. Kur takoj individë ose komunitete që vuajnë, mund të ndjehem i detyruar të jap para, të ofroj strehim ose të siguroj një kredi, kur asnjë bankë nuk do të ndihmojë. Ky është solidaritet.

New euro zone 'corona bonds' body could take years to set up ...S

Dhe kështu Eurogroup varros Eurobonot. Në vend të kësaj, vendeve të goditura iu ofruan 27.7 miliardë euro (30.1 miliardë dollarë, ose 0.22% e të ardhurave të eurozonës) në ndihmë të drejtpërdrejtë dhe kredi me vlerë disa qindra miliardë euro.

Stimulimi fiskal i qeverisë gjermane është 6.9% e PBB-së, madje më e lartë se ajo e SHBA-së (5.5% e PBB-së).

Në të kundërt, qeveritë italiane dhe spanjolle, mund të përballonin stimuj fiskal vetëm 0.9% dhe 1.1% të PBB-së, përkatësisht. A nuk është kjo dëshmi e zhdukjes së solidaritetit?

Ndoshta është kështu. Por supozoni për një moment që, Gjermania do të ndante stimulin e saj me vendet e jugut që i mungonte hapësira e saj fiskale. Përfitimi makroekonomik do të ishte i papërfillshëm.

Shumë kohë para se të shfaqej COVID-19, Evropianët e veriut kishin frikë se jugorët borxhlinj kërkonin justifikime për të përfituar nga kursimet e veriut.

Eurobonot nuk kanë asnjë lidhje me solidaritetin.

Sot eurobonot dhe një ndryshim i rregullave qesharake të eurozonës nuk do të vijnë kurrë duke u pritu nga ‘dashamirësia” e tyre me teprica.

Yanis Varoufakis, një ish-ministër i Financave i Greqisë, është drejtuesi i partisë MeRA25 dhe Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Athinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’