MENU
klinika

Mjeku Tritan Kalo: Ja çfarë më brengos më shumë

A do të kemi një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë?

07.05.2020 - 10:51

Mjeku infeksionit Tritan Kalo iu bëri një apel qytetarëve që të mos abuzojnë me faktin që qeveria ka lehtësuar disa masa, pasi duhet të mësojnë se si të bashkëpunojnë me koronavirusin.

Gjatë një komunikimi në mbledhjen online të Komitetin Teknik të Ekspertëve për situatën e covid-19, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, Kalo theksoi se situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa pohoi se nëse ka shtim të rasteve kjo do të tregojë se kemi shpërfillur masat.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se në vjeshtë nuk do të ketë një rikthim të valës së dytë të COVID-19, por ai do të përzihet dhe me viruse të tjera.

“Në opinionin tim si mjek infeksionit dhe pjesë e Komitetit, duhet të evidentojmë 7 elementë. Me hapjen graduale, që ajo që mua më brengos është fakti që hapja mos të konsiderohet si ‘shqyerje’. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat në vijimësi. Pra do të jetojmë në një kohë kur do të kemi COVID dhe infeksione të tjera. Ekzistojnë dhe do të shtohen më shumë dhejtra infeksione. Nëse do bindet publiku, kam qartësinë që të kemi situatë optimale dhe do të jemi brenda kapacitetit dhe mos t’i kapërcejmë asnjëherë ato. Kthimi i rasteve do mundet të ndodh vetëm nëse nuk respektohen masat.

Nuk do të kemi kthim të valës së madhe të COVID në vjeshtë, por do të jetë i përzërë me infeksione të tjera. Në vjeshtë, qarkullojnë dhe 3 viruse të tjera. Pra do të jetë përzierje të infeksioneve. Individët që kanë mundur të respektojnë masat, vetveten, jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë, duke jetuar në një mjedis sipas shfaqesh së COVID-19, shpresoj që mos të ekzagjerojnë këto kapacitet. Për sa kohë nuk kemi një antiviral, një vaksinë, do jetë infeksioni që do të bëjë imunizimin dhe më pas popullata do të bëjë shkëputjen e zinxhirit. Them se jemi në momente oportune që duhen ruajtur.”, tha Kalo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të ulet numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri

Këtë javë fillon ulja e kurbës? Pipero: Diçka ka çaluar…

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!