Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë, në vendin fqinj, ku përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat thonë se sipas informacioneve nga Ministria Greke e Bujqësisë, marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së ministrit grek, Makis Voridhis, dhe deputetit të Parlamentit shqiptar, Taulant Balla.
Vlen të përmendet se ndryshimi ligjor kaloi në orët e vona në parlament, 01.45 të natës, cka tregon edhe urgjencen e zgjidhjes së këtij problemi që preukupon ndjeshëm sektorin e bujqësisë në vend.
Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10. 000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në greqi.
Kështu që prej së hënës datë 4 maj dhe deri në 20 qershor,ftohen të gjithë punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë,të aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si më poshtë.
1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.
2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit;
3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim;
4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019;
5-Faturë pagese 100 euro për cdo të ftuar(pagesë në bankë për llogari të shtetit grek)
6-Pagesë 80 euro për testin e covidit,e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.
Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.
7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës,e cila zbaton rreptësisht protokolet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.
8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.(vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)
9-Testet do të bëhen brenda në autobuset në të cilët do të udhëtohet, në pikën kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.
10-Deri në përfundim të analizave, punonjesit do të karantinohen në njësitë e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.
11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetarë në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.
12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompani e udhëtimit, rakordon lidhur me levizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufirare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.
Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në këtë sektor, do të duhet të aplikojnë në platformën online www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditësh, do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve.
Vlen të përmendet se për herë të parë i gjithë procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme është falas dhe nuk do të jetë e nevojsme pajisja me vizë pune, duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracitë e pa nevojshme.
Ministri grek i bujqësisë falenderoi qeverinë shqiptare, por edhe deputetin Balla, krehun e kooperatives së fermerëve të imathias Kristo Janakaqi, aktivisten shqiptare Arminda Plangarica,dhe këdo që ndihmoi për zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi.
Sigurimi i krahut të punës në sektorin e bujqësisë i mundëson Greqisë të sigurojë prodhimin e fruta perimeve, si për tregun vendas edhe për eksportet në vendet e rajonit, të cilat vlerësohet se do të jenë 30% më shumë se një vit më parë.