MENU
klinika

“Kostot mund të jenë shumë shumë të larta”

Autoriteti Italian i farmakologjisë: Ja sa do të kushtojë një dozë e vetme vaksine

18.05.2020 - 09:16

“Kur të vijë momenti që do të kemi një vaksinë, kostot mund të jenë shumë shumë të larta dhe duhet të jemi gatshëm e të veprojmë në kohë, kështu u Silvio Garattini, dekani i farmakologëve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike.

Në një intervistë për “Messaggero” Garattini tha se një dozë e vetme mund të kushtojë deri në një mijë euro dhe se Italisë do t’i duheshin 50 miliard euro për të vaksinuar popullatën, një shifër kjo tmerrësisht e lartë.

Sipas tij, Italia duhet të punojë me strategji dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera që po merren me zhvillimin e një vaksine.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që ndodh nga këndvështrimi i çmimit, duke marrë parasysh që, përveç të tjerash, shumë nga këto që po zhvillojnë vaksina tashmë kanë marrë subvencione publike dhe nga fondacione private. Europa ka mundësinë të bëjë diçka unike nëse dëshiron që të gjitha shtetet e saj të kenë vaksinën. Aleancat duhet të krijohen për të aktivizuar një mekanizëm solidariteti në mënyrë që të gjitha vendet të kenë qasje për të patur nesër vaksinën”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!