MENU
klinika

Kundërpërgjigje ndaj Kinës dhe Rusisë

BE, ndihmë financiare dhe mbështetje për anëtarësimin e Ballkanit

07.05.2020 - 07:24

27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhanë mbështetjen e qartë të mërkurën për gjashtë vendet e Ballkanit që përfundimisht të bëhen anëtarë të bllokut dhe u ofruan atyre më shumë mbështetje financiare ndërsa Brukseli kërkon të kontrollojë rolin në rritje të Kinës.

Ende të acaruar nga luftërat e viteve 1990, të gjashtë vendet aspirojnë të anëtarësohen në BE, megjithëse përgjigja ndaj sëmundjes COVID-19 mbizotëroi diskutimet të mërkurën.

Një pjesë e dokumentit i kushtohet luftës kundër pandemisë së koronavirusit dhe ndihmës prej 3.3 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për vendet e rajonit të Ballkanit në përballjen e tyre me pasojat e pandemisë. Por, zyrtarët evropianë thanë se nuk “është vlerësuar sa duhet ndihma e BE-së”, që tejkalon shumëfish ndihmat mjedisore të Kinës dhe Rusisë për Serbinë dhe Bosnjën në fillim të pandemisë.

Të mërkurën pasdite udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, diskutuan në një video konferencë, e cila zëvendësoi planet për samitin e Zagrebit i cili u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deklarata përfundimtare, u quajt deklarata e Zagrebit, e cila vendeve të Ballkanit ju referua si “partnerë” për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila mori pjesë në konferencë, meqë pjesëmarrësit e Ballkanit u paraqitën pa emrat e shteteve dhe pa simbole.

Udhëheqësit premtuan një “plan të fuqishëm ekonomik dhe investimesh” për Ballkanin për të ndihmuar në rikuperimin nga kriza e koronavirusit në vlerën e 3.3 miliardë eurove.

Kina dhe Rusia dërguan mjekë dhe pajisje mjekësore për Bosnjën dhe Serbinë në mars për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit në një kohë kur përgjigjja fillestare e BE ishte e ngadaltë.

Presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili në atë kohë falënderoi publikisht Presidentin Xi Jinping dhe popullin kinez, tha të mërkurën në një deklaratë se ai ishte mirënjohës për ndihmën e BE.

I pyetur nga reporterët pas samitit nëse liderët e Ballkanit duhet të jenë më shumë falenderuese për Bashkimin Evropian, kryeministri Kroat Andrej Plenkoviç tha: “Objektivi i tyre është Bashkimi Evropian dhe ky samit po i ndihmon ata të shkojnë në drejtimin e duhur.”

Deklarata e samitit përfundimtar gjithashtu kërkoi që vendet e Ballkanit të ndjekin objektivat e politikës së jashtme të BE-së, një referencë e fshehtë ndaj shqetësimeve për vendet që rreshtohen shumë ngushtë me Rusinë dhe Kinën, për të cilën BE thotë se nuk ofron të njëjtën rrugë për t’u bërë demokraci të prosperuara.

“BE përsërit thirrjet e saj për të gjithë partnerët që të përparojnë drejt përafrimit të plotë me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht në çështjet ku interesat kryesore të përbashkëta janë në diskutim, dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat”, thuhet në deklaratën e samitit.

Po ashtu aty theksohet se “përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare duhet t’i kushtohen pajtimit dhe qëndrueshmërisë rajonale, si dhe gjetjes dhe zbatimit të zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, përfshirë Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë. Ne mirëpresim emërimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”.

Pas vitesh neglizhencë, gjashtë vendet tani kanë vëmendjen e qeverive të BE-së, të cilët janë shqetësuar për ndikimin kinez dhe rus në rajon për disa vjet dhe një rrëshqitje drejt autoritarizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të mërkurën, kryetari i samitit Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha që BE-ja duhej të ishte më aktive në rajon.

Në mars, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën “OK”për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE pas një vonese dy-vjeçare, duke mbajtur gjallë kështu shpresën e venitur të qytetarëve të këtyre vendeve për t’iu bashkuar Bllokut.

Si për të shtuar problemet, pesë vende të BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë Spanjën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!