MENU
klinika

Trashëgimia e tyre është ulur me 54 miliardë stërlina

COVID-19 “shkrin” trashëgiminë e miliarderëve

17.05.2020 - 14:54

Më të pasurit e Britanisë së Madhe, për herë të parë në më shumë se 10 vjet, kanë humbur para në 2020 për shkak të koronavirusit, njoftoi sot “Sunday Times”.

Raporti vjetor për 1 000 më të pasurit e vendit, i publikuar çdo vit nga gazeta që prej vitit 1989, tregon që këta të pasur veçanërisht apo familjet kanë parë trashëgiminë e tyre të ulet me 54 miliardë stërlina (60 miliardë euro) në vetëm dy muaj.

Është hera e parë që prej vitit 2009 që pasuria e mbledhur e këtyre 1 000 shetasve të pasur të Britanisë së Madhe është ulur. Më shumë se gjysma e tyre janë bërë më të varfër.

Me një pasuri prej 16,2 miliardë stërlina, industrialisti, James Dyson bëri një ngritje nga vendi i pestë i klasifikimit në të parin. Mbreti i pajisjeve shtëpiake përfitoi nga performanca e mirë e kompanive të tij dhe nga pengesat e miliarderëve të tjerë.

Vëllezërit Sri dhe Gopi Hinduja, në krye të klasifikimit në vitin 2019, kaluan në vendin e dytë. Pronarët e konglomeratit Indian me të njëjtin emër panë që pasuria e tyre të ulej me gjashtë miliardë paund, rënia më e madhe.

Mes miliarderëve të tjerë të njohur, manjati i çelikut, Lakshmi Mittal ka humbur katër miliardë stërlina dhe është klasifikuar në vendin e 19-të.

Në vitin 2020, Britania e Madhe numëron 147 miliarderë, katër më pak se vitin e kaluar. Londra mbetet kryeqyteti botëror i miliarderëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN