MENU
klinika

Qëllimi

Enti Rregullator i Energjisë do të ngrejë një platformë online

27.05.2020 - 09:40

Enti Rregullator i Energjisë do të ngrejë një platformë online ku furnizuesit do të bëjnë publike çmimet e ofruara për klientët si dhe një sërë të dhënash të tjera. 

Sipas ERE, kjo platformë vjen në kuadër të hapjes dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, për të mundësuar marrjen e një informacioni nga ana e klientëve lidhur me çmimet e energjisë elektrike të ofruar nga ana e furnizuesve të ndryshëm, privatë apo publikë.

Qëllimi kryesor i krijimit të Platformës Online të Krahasimit të Çmimeve është të ndihmojë klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, sipas ACP.