MENU
klinika

Ndeshje deri pas mesnate

La Liga nis më 11 qershor me një derbi

25.05.2020 - 11:49

Kryeministri spanjoll dha dritën jeshile për rifillimin e futbollit më 8 qershor, por Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka konfirmuar të rikthehet më 11 qershor me derbin e Sevilla-s. Tebas pranoi se u gjend i befasuar nga vendimi i Qeverisë Spanjolle, natyrisht për mirë, por ngaqë tashmë kalendari ishte bërë dhe përkonte me të premten në mbrëmje, nuk mund të ndryshonte ristartin e kampionatit.

Pra, më 11 qershor, në orën 22:00, do të luhet ndeshje e parë e La Liga-s pas më shumë se dy muajsh e gjysmë, ku Sevilla do të pres Betis në derbi. Oraret e ndeshjeve të tjera do të përcaktohen shumë shpejt, sipas qyteteve ku do të luhen. Ndërsa në mesjavë do të luhet vetëm në mbrëmje, madje edhe në orën 23:00, për t’u mundësi transmetuesve televizivë të japin sa më shumë.

Javier Tebas

Dy javët e fundit do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, por nuk do të ketë ndeshje para 72 orëve nga sfida në sfidë. Spanja nuk e ka problem e Kupës, pasi ka mbetur vetëm finalja, madje është hedhur idea që të luhet me spektatorë në fund të korrikut ose fillim të gushtit, por deri më tani kjo është dukur e pamundur.

Numri një i ligës spanjolle u kërkoi futbollistëve të tregoheshin të përgjegjshëm, duke zbatuar me përpikmëri protokollet, pasi kjo mund të vinte në rrezik ecurinë e kampionatit. Kjo marrë shkak nga 4 lojtarët e Sevilla-s, të cilët thyen rregullat. Banega, Ocampos, Vasques dhe De Jong, së bashku me partneret e tyre u mblodhën kundër çdo lloj rregulli dhe festuan së bashku. Futbollistët janë gjobitur nga klubi i Sevilla-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanja e bën zyrtare, pritet Anglia e Italia

La Liga nis më 8 qershor, ja datat për të tjerët