24.05.2020 - 14:07
Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Twitter se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.
Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “E vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social, raporton Gazeta Express.
Grenell që mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane kur u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.
Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump./GazetaExpress/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Komunikata e LDK’së
“Grenell kërkoi heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë”
Thaçi për Washington Post
‘Jemi gati të shqyrtojmë heqjen e tarifës 100%’
Palmer: Duhet të ulen në tryezë
“Kosova dhe Serbia, po ta njihnin njëra-tjetrën…”
Paralajmërimi i ish-diplomatit amerikan